• |
ide | kryesore

Donald Trump: E gjithë bota dëshiron që unë të kandidoj në vitin 2024

-Instant, Lajme, Planet



Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet sërish se ai mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Në një intervistë që ai dha për një rrjet televiziv indian dhe që do të transmetohet sot ai siguroi se kjo “do të lumturonte shumë persona”.

“Të gjithë duan që unë të kandidoj. Unë jam duke kryesuar në sondazhe”, tha Trump, sipas një fragmenti të intervistës që stacioni televiziv indian NDTV do të transmetojë gjatë ditës së sotme.

“Në të gjitha sondazhet, sondazhet republikane dhe ato demokrate”, theksoi republikani.

“Unë do të marr një vendim në të ardhmen shumë të afërt, mendoj. Dhe mendoj se do të ketë shumë që do të lumturohen”, vazhdoi ai.

Miliarderi 76-vjeçar, hodhi poshtë sërish rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj demokratit aktual Joe Biden, duke pretenduar se ishin të manipuluara.

“Ka prova dërrmuese,” pohoi ai.



1 Comment

  1. Budalleku fatal i te djathtes esht se besojn te zgjedhjet. Te majtet pasi jane bere ustallare ne vjedhje zgjedhjesh opoziten e shohin si kundershtar qe duhet asgjesuar dhe kan shpallur lufte te hapur.
    Kjo eshte lufte per jet a vdekje nuk eshte perplasje platformash qe zgjidhjet me zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *