• |
ide | kryesore

Kriza energjetike, Balluku tregon se do të kushtojë energjia pasi kalohet fasha prej 800 kv/orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwv. Balluku u shpreh se një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

‘Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh. Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë.  Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati pwr ata qw shpenzojnw mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.

Ndersa kryeministri Edi Rama tha konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritje e çmimit të energjisë. Megjithatë familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovator, çdo kWh do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut pa përfituar nga mbrojtja.

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për t ë mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kË mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.



4 Comments

  1. E kupton njeri si eshte? Deri ne 800kv do kushtoje 35lek dhe po u kalua fasha fillon cmimi i rritur apo kush konsumon rregullisht mbi 800kv do ta paguaje me cmim te rritur te gjithe sasine?

    1. Deri ne 800 kwh paguhet sipas çmimit që është, çdo sasi mbi 800kwh paguhet me rritje – në 1000kwh, 800 e ulët dhe 200 e larte.

      … Tek e fundit ç’rëndësi ka me këto hajdutë që janë në krye?! Në mos sot do të ta fusi nesër. E garantume.

  2. Vetem taksa e shtim taksash , vetem vjedhje e ppp , vetem grabitje e krime
    ça prisni o popull , hidheni ne lane kete te gjatin . ky pska qene rrace karakurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *