• |
ide | kryesore

Ku ishte shteti kur u ndërtua? Si e justifikon Edi Rama dështimin e tij: S’ka lindur ai ndërtues që të më blejë mua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, i ka dhënë përgjigje pyetjes që vjen pas nisjes së aksionit shtetëror për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Kanë qenë të shumtë zërat në opinionin publik, media por dhe nga opozita të cilët pyesin se përse nisi tani ky aksion, dhe ku ishte shteti në momentin që ndërtimet pa leje lulëzonin?

Lidhur me këtë pyetje Rama shkruan se të gjitha përgjigjet do të merren pas nisjes së hetimeve,. Për të kuptuar se cili ka qenë roli i policisë apo dhe i inspektorëve të ndërtimit të cilët nuk kanë reaguar gjatë kohës që shtoheshin ndërtesat dhe katet pa leje.

Postimi i Ramës:

KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA?

E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t’iu mbushur mendjen atyre që s’duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh:

E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se deri dje.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, po një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit e i ligjit në terren nuk merret kollaj, po me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe në një vullnet të papërkulur për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe konfiskimet e këtyre hapësirave abuzive për interes publik, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.

E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq.



32 Comments

  1. Po cjan kto lajme kshu m plak me kto tituj??
    Nese do ni te informoni audionecen ateher informojeni ashu sic duhet. E jo duke vendosur tituj me impakt negativ drejt qeveris

    1. Ju te lapsit keni mu bo t paligjshem ka me ju ardh koha e ju po he … shkoni pas bythes saliut se ai jua mbush mendjen me tilla ndikime negative drejt qeveris

    1. Shkoni neser tu fusi nje te qire Edvini.
      Mbas kesaj nuk do kete me ndertime pa leje. Per ti qire temen jane bere keto ndertimet, kane filluar i bejne brenda nates.

  2. Pse nderroi dy tjegulla ne cati e fute kryefamiljarin ne burg dhe e shoqja qe po shkonte ti
    conte djemte per tu takuar me te atin beri aksident me pasoje vdekjen e dy femijve. Pra ti
    e denove ate kryefamiljar per nderrimin e dy tjegullave me vdekjen e dy djemve te tije.
    Ja ky je ti. Edhe me idioti apo me i painformuari e di se nuk ka asnje shans qe jo nje e 5 kate
    po as dy tjegulla nuk mund te vihe pa dijenine e patronazhisteve tuaj.

  3. nuk mund te mbaje qeveria pergjegjesi per cdo thyerje ligji qe ndodh por ajo qe ben nje qeveri eshte qe i ndeshkon keto ndertime

  4. Mretnesha vdiq , rroft mreti !!! Po vandami , albozi , zylja , batoqiri , mecja , dorina , keti kur do komentojne ?

  5. Po mer Klod djali ku ka ndonjehere faj Kryeministri i Harem Qeverise. 11 vjet kryetar bashkie, 9 vjet kryeminister pra 20 vjet kane lulzuar ndertimet pa leje dhe ky ska kurrfare faji apo fajin e ka Saliu vellai i tij siamez. Boll po tallet Rama se.eshte ne delirin e marrezise se tij por po marros dhe shqiptaret patronazhiste. Fare e keqe.

  6. Mire thote , qe kur linden inveneratoret ska nevoje per ndertuesit, iku ajo kohe krize tani erdhi bolleku, mer me nje dore miliona euro. Ndaj ska nfertues qe ta bleje, e haroi ate teorine qe i gjati svjedh.

  7. Ti ske asnjehere faj edhe pse qelbesh kembe e kok .
    Nuk blihesh ti pe pallate??? hahahahahahahahaa
    ti je mister 20% oj kurve e gjate
    Ti jo me pallate po tashme edhe me mut blihesh , je grykes i madh .
    Mos i ardht ketij vendi nje i dyte si ti

  8. Ke te drejte o Ramazon dylberi tani ste blejne dot se aq leke sa ke vene i blen ti ata tashti. Vetem ti ske faj, fajin e ka si gjithmone Saliu

  9. Kryeshkerdhata MISTER 20 %,(ndonjihere edhe 30 %)po na l’shon pordha nga goja QENEF qe ka nen hunde!
    Dihet qe je mashtruesi ma i madh qe ka pas historia allvanose e nastradineve.Keto pordha,qe te te bejne mire,shko e haji me ridhjersat e patronazhistat e tu’!!
    Por meqenese pordhat nuk hahen,Po i konvertoj ne MUT!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *