• |
ide | kryesore

Vuan dënimin për krime lufte, “kasapi i Bosnjës” në gjendje të rëndë

Arkiva, Lajme, Planet



Ratko Mlladiç, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shtrua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burgun e Holandës. Sipas raportimeve në mediat serbe, i dënuari për krime lufte ndodhet në gjendje kritike për jetën. Fillimisht u pretendua se Mlladiç ishte infektuar me COVID-19 në fillim të gushtit dhe se trajtimi në burg ishte i ngadaltë dhe i pamjaftueshëm. Mlladiç ekzekutoi gjenocidin dhe krimet më të mirëdokumentuara dhe më të njohura kundër njerëzimit në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata e OKB-së në Hagë dënoi ish-komandantin serb të Bosnjës Mlladiç me burgim të përjetshëm për përhapjen e terrorit midis civilëve në kryeqytetin Sarajevë dhe pjesë të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës në një përpjekje për të pastruar jo-serbët nga territore të caktuara. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan qytetin lindor të Srebrenicës në korrik 1995, pavarësisht nga prania e trupave paqeruajtëse holandeze. Trupat e viktimave janë gjetur në 570 vende në të gjithë vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *