• |
ide | kryesore

Meta: Përçarja e PD nuk dëmton protestën e 13 shtatorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se përçarja brenda në Partisë Demokratike nuk do të ndikojë në protestën e thirrur prej forcës së tij në 13 shtator në inceneratorin e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp që mbajti pasditen e së dielës Meta tha se kjo do të jetë një protestë e qytetarëve dhe nuk ka rëndësia partia që e ka thirrur atë.

“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Në Shqipëri tashmë korrupsioni dhe mafia kanë instaluar sistemin e tyre, afera e inceneratorëve është afera më skandaloze e kapjes së shtetit prej fyti.

Shkatërrimi i interesit publik, vjedhja e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë dhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar janë formalisht në këtë afere, pasi është vetëm një person që e ka garantuar këtë aferë, dhe ai është Edi Rama. Janë bërë brenda një dite 14 vendime brenda një dite.

Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do të jetë protestë e qytetareve. Dikush ndërmerr një iniciative për protestat, e merr një grup interesi, një forcë politike apo opozita, Por më e rëndësishme është që qytetarët të protestojnë çdo ditë sepse këtu vidhet pa pushim”, – tha Meta. ©LAPSI.al



20 Comments

  1. Protestat te jene pa fund dhe nuk na intereson se kush i organizon . Le ti organizoje kush te doje mjafton qe jane kundra palloshit , por problemi eshte se po ikni kuturu . Peveç urrejtjes qe ekzisyon ngaj palloshi , nuk ka asnje tjeter motiv . Kjo do te thote rrotacion dhe jo ndryshime , kjo do te thote statuskuo dhe jo ndeshkim . Pse duhet tju besojme ju , kur ju kemi pare se çfare keni bere kur keni qene ne pushtet? ndryshoni ju , na garantoni qe e kaluara ka vdekur , na tregoni se çfare ndryshimesh do beni , na tregoni programin dhe piksynimin e arritjeve dhe pastaj o burra kundra palloshit . Kjo qe thoni ju eshte , hiqja lenes e veja prenes .

  2. Je nje cop idjoti ti… po pd kur esht e percar mes anetareve te saj ca pret ti me tshoqeru ty neper t tilla peotesta idjote e

  3. Ty t rijt zoti me kto mend qe ke plako se pz sdi as vet ti cpo bo… njekohsisht dhe merresh me spiunime ee fron njerz per tmarr pjes protest ah kuku

  4. Na thoni çfare arrijme , çfare perfitojne shqiptaret dhe çfare periton shqiperia ?
    Na thoni a do kete ndeshkim dhe ndyshim ? A do ndyshoje totalisht menyra e te berit politike nga ju?

  5. Da te keli partine e lirise bashke me ne krye Liken Monen Peco vasili , Gim Neshon dhe kete blushin e vogem skemi fare nevoje per PD. Do fitojme dhe perzeme Ramen vetem.

  6. Nese pretendon te kesh force duhet te unifikohemi bashke me PD. Protagonizmi jot politik, eshte vetem nje inat personal. I vetem vetem ndonje konference shtypi mund te besh me muhabete nga pazari ri. Po kaq. Je i vogel para Rames. Jo vetem se rrezikon por ja shton jeten ne pushtet. I ke oret e numeruara ndaj nuk di ca ben. E kuptueshme Like floriri qe na dole dhe pak spio.

  7. Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *