• |
ide | kryesore

Video / Gol i anulluar dhe tre kartonë të kuq në shtesë: VAR i heq fitoren Juventus, plasin polemikat

F1, Sport



2-2 përfundoi sfida midis Juventus dhe Salernitana, por në fund të saj nuk munguan tensioni dhe kartonët e kuq. Granatat e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golave ​​të Candreva (18′) dhe Piatek (me penallti). Bardhezinjtë shkurtuan diferencën në fillim të pjesës së dytë me Bremerin (51′) dhe golin e barazimit e shënuarn në minutën e 93-të me një penallti të humbur fillimisht, e më pas rikonfirmuar në rrjetë nga Bonucci. Në 95′ Milik e përmbys rezultatin, por arbitri anuloi golin për një pozicion jashtë loje, vendim që u shoqërua me shumë tension dhe polemika. Milik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për heqje të fanellës, teksa dhe Cuadrado dhe Allegri morën karton të kuq.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *