• |
ide | kryesore

Benfica, homazh në memorialin e “Të pamposhturve”

-Instant, Sport



Një delegacion i Benfikës ka bërë homazhe për Grande Torinon në kodrën Superga. Disa drejtues të skuadrës portugeze, kanë vendosur një kurorë me lule përpara lapidarit të “Të pamposhturve”. Benfica është e impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Ishte pikërisht Benfica, në fakt, skuadra e fundit me të cilën ballafaqohej Valentino Mazzola dhe shokët e tij më 3 maj 1949. Kjo, një ditë para tragjedisë ajrore që u kushtoi jetën futbollistëve granata. “Miqësi e përjetshme”, ishte mesazhi në rrjetet sociale i klubit luzitan.

Vetëm pak muaj më parë, në maj, Torino FC celebroi përmes një foto, përvjetorin e tragjedisë së Superga, ku 31 persona humbën jetën më 4 maj 1949. Tragjedia e Superga ishte një aksident ajror që ndodhi pikërisht në 4 maj 1949 në Torino. Në orën 17:03 avioni i kompanisë ajrore ALI, me në bord të gjithë skuadrën e Grande Torinos, u përplas me murin e pasëm të basilikës së Superga, që ngrihet mbi kodrën torineze. Viktimat ishin 31, asnjë i mbijetuar.

Avioni po kthente skuadrën e Torinos në shtëpi nga Lisbona, ku ata kishin luajtur një ndeshje miqësore kundër Benficas. Ndeshje ishte organizuar për të ndihmuar kapitenin e ekipit luzitan Francisco Ferreira, në vështirësi financiare.

Humbi jetën në aksident i gjithë ekipi i Torinos. Ata kishin fituar pesë tituj radhazi të kampionatit nga sezoni 1942-1943 deri në sezonin 1948-1949, ndërsa përbënte pothuajse të gjithë kombëtaren italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *