• |
ide | kryesore

Gurë mbi makinën e Conceiçao: e drejtonte e shoqja, goditet i biri

-Instant, Sport
Conceiçao



Momente tmerri për familjen e Sergio Conceiçao mbrëmjen e së martës, pas humbjes së bujshme në shtëpi ndaj Brugge. Sipas gazetës portugeze ‘Record’, pas daljes nga stadiumi do Dragao, makina e teknikut u godit me gurë. Në makinë po udhëtonin bashkëshortja e teknikut të Portos, Liliana, dhe dy fëmijët e tyre Rodrigo, 22 vjeç dhe José, 7 vjeç. Gurët kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë goditur njërin nga dy djemtë e ish-sulmuesit. Për fat djaloshi nuk ka patur pasoja të rënda. Familja e Conceiçao është nën shok.

Agresioni dyshohet se është kryer nga një grup i izoluar i tifozëve të Dragoes. Conceiçao, i cili është në sezonin e tij të gjashtë në stolin e Portos, i udhëhoqi dragonjtë në triumfin e tre kampionateve. Tekniku ka arritur të fitojë edhe tre Superkupa të Portugalisë dhe dy kupa kombëtare. Pavarësisht incidentit, ai do të drejtojë rregullisht stërvitjen e sotme.

Tërbimi i tifozëve të Portos ka ardhur pas humbjes së sikletshme 0-4 ndaj Brugge. Belgët morën vendin e parë, duke futur në telashe të besuarit e teknikut Conceiçao. Në minutën e 15′, Jutgla realizoi penalltinë e shkaktuar nga Joao Mario, për golin e avantazhit. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi dygolëshi i nënshkruar nga Sowah (47′) dhe Skov Olsen (52′). Rezultati u bë më pas më i rëndë falë 4-0 të Nusës, i cili nënshkroi pokerin e belgëve në minutën e 89-të. Porto kështu mbetet pa pikë dhe tashmë gjithçka do të luhet në përballjen e dyfishtë me Bayer Leverkusen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *