• |
ide | kryesore

Lulzim Basha përgënjeshtron akuzën: PD nuk ka marrë para nga Rusia

-Instant, Lajme, Të fundit
Lulzim Basha



Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgënjeshtruar pretendimin e zyrtarit të SHBA-së, sipas të cilit, Partia Demokratike është financuar nga Rusia. Nëpërmjet një postimin në Twitter, Basha thekson se PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj, e aq më pak me burim rus.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.”, shkruan Basha në Twitter.

Lexo edhe:

PD u mbështet me miliona nga Rusia? Basha flet për kontratat e lobimit

Dje doli lajmi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe se Presidenti Putin ishte  angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

 



14 Comments

  1. doli ky te flasi tani pas gjithe ketyre kohve qetsi. kushedi nga ke qene kto koh duke ber pushime me leket e dhena nga rusi

  2. ndoshta si ke marr ti , po saliut nuk i kan shpetuar se ne e dime qe ti ske qene najhere ne krye te pd ti je sa per me dal me fol ca te thon bosat

  3. Moret fund o llumi i gjithe politikes shqiptare , ti saliu dhe paloka do te kalbeni ne burg sapo te hapet ceshtja dhe te depozitohen provat e reja qe kane dale nga aleati jot strategjik shba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *