• |
ide | kryesore

Xhelozia, gruaja greke sulmon me thikë shqiptarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mesazhet, gruaja, shqiptari, greqi



Një debat i fortë për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në një familje në Greqi. Çifti u shoqëruan në Komisariat pas sherrit të fortë mes tyre që ndodhi në sy të fëmijëve. Sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve. Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici. Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve./ Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *