• |
ide | kryesore

Shantazhonte Pogba: policia vendos nën vëzhgim Mathias

-Instant, Sport
Pogba



Një zhvillim i ri i rëndësishëm në cështjen e tentativës për zhvatje ndaj Paul Pogba. Sipas Le Monde, vëllai i mesfushorit të Juventusit u thirr në Nanterre nga policia. Ai u vu nën mbikqyrje nga forcat e rendit që po hetojnë rastin. Së bashku me Mathias Pogba të njëjtin fat e kanë patur edhe tre persona të tjerë, të përfshirë në mënyrë të ndryshme në këtë çështje.

Sipas një burimi, të cituar nga gazeta franceze, 32-vjeçari ishte paraqitur vullnetarisht para hetuesve. Episodi ndodhi pasditen e së mërkurës 14 shtator, pastaj ai u vendos në paraburgim.

Më 2 shtator, zyra e prokurorit të Parisit hapi zyrtarisht një hetim gjyqësor për akuza të ndryshme. Në to përfshiheshin zhvatja dhe rrëmbimi nga një bandë e armatosur e Pogba. Faktet janë ato që tashmë janë shfaqur në javët e fundit. Sipas Pogba, vëllai i tij Mathias dhe disa miq të fëmijërisë filluan t’i bënin presion në fund të marsit. Kërkonin që t’i jepte para, duke shkuar deri aty sa t’i kërkonin 13 milionë euro. Një për çdo vit karriere. Mesfushori dyshohet se u çua në një apartament në Lagny-sur-Marne dhe u kërcënua nga njerëz të armatosur dhe me kapuç. “Zbulimet” e supozuara në lidhje me magjistarin e paguar kundër Kylian Mbappé u përdorën gjithashtu si shantazh.

Paul Pogba kishte raportuar faktet në prokurorinë e Torinos në korrik dhe hetuesit italianë. Më pas ata kishin paralajmëruar kolegët e tyre francezë, nga të cilët ai është marrë në pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *