• |
ide | kryesore

Dobi përgatit surprizën: ja ndryshimet e Kukësit ndaj Partizanit

-Instant, Sport
Kukësi



Gjithcka nis nga dy pikë në katër ndeshje. E megjithatë, është një fillim i ri, kundër një kundërshtari të vjetër. Enkelejd Dobi debuton në Superiore e në pankinën veri lindore me një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Por tekniku duhet tia dalë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë për t’u vënë përfund. Ish-sulmuesi ka idenë e tij për lojën dhe përpara se të vendoste, priti të njohë lojtarët. Në këtë pikë, maturohet gjithnjë e më shumë mendimi për të zbritur në fushë me klasiken 4-4-2. Në fakt, kjo mënyrë e rreshtimit në fushë është prezant në të gjithë skuadrat me të cilat ka punuar Dobi.

Problemi është se në debutimin e tij, tekniku i ri i Kukësit duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin kryesor të skuadrës, portugezin Tiago Ferreira. 29 vjecari është ndëshkuar me karton të kuq në transfertën me Teutën dhe do ti japë vendin e tij Bytycit. Ky i fundit do të tërhiqet në qendër bashkë me Ilieskin, ndërsa Ndreca e Meksi në krahë. Mesfushë me katër, me një qendër që përdor mirë topin të formuar nga Moraes e Taipi. E sigurtë në të majtë prezenca e Gyasi, ndërsa në krahun tjetër favorit është Haxhiu, që ka shqetësimin gjithësesi të Peposhit. Dyshja e sulmit mendohet të jetë Basa e Daci, me Zivkovic që është gati të bëjë të pamundurën për të rifituar statusin e titullarit.

Lexo më tej: Krahasimi me Brad Pitt, shembujt e gatimit dhe llogaritë gabim: prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Sidoqoftë, tek Kukësi fryn era e ndryshimeve dhe Dobi shpreson të ketë impaktin e duhur që në javën e parë të tij, sepse Partizani është edhe skuadra kryesuese dhe nëse synohet titulli, duhen ndalur të kuqtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *