• |
ide | kryesore

Gafa e presidentit armen në homazhet për Mbretëreshën zemëron britanikët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gafa



Presidenti i Armenisë shkaktoi zemërim tek britanikët mëngjesin e kësaj të diele. Gafa e tij ishte se ai lejoi të fotografohej kur po përkulej përpara arkivolit të Mbretëreshës Elisabetë.

Mediat britanike i kanë konsideruar këto si “pamje tronditëse”. Presidenti Vahagn Khachaturyan u fotografua nga një ndihmës i tij kur po qëndronte para arkivolit të monarkes së ndjerë të mbështjellë me flamurin anglez.

Rregullat janë të rrepta brenda ndërtesës solemne 1000-vjeçare. Aty ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i celularëve apo kamerave. Ata që hyjnë në sallën e madhe për të bërë nderimet e tyre të fundit informohen paraprakisht për rregullat.

Pamjet tregojnë se presidenti, një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putin, u shoqërua nga ndihmësit dhe kaloi nëpërmjet një korridori VIP për në sallën ku ndodhet arkivoli i monarkes.

Pak çaste më vonë ai futet në radhë mes qindra njerëzve të tjerë që kanë qëndruar deri në 13 orë për të kryer homazhe. Presidenti armen ndalon përpara arkivolit të mbështjellë me flamur. Kura ai përkulet, asistenti i tij nxjerr celularin dhe menjëherë bën një foto. Stafi në sallë mbeti i indinjuar nga incidenti.

Reagimet

“Ishte shumë, shumë mungesë respekti. Krejt e pafalshme. Ai duhet të ketë turp nga vetja. Le të shpresojmë që ai të tregojë më shumë respekt nëse shkon në varrim” – tha Janet Taylor një 76-vjeçare e moshuar që qëndroi 13 orë në radhë me 2 djemtë e saj. “Është thjesht e tmerrshme. Ai dukej sikur po kërcente. Ishte duke qeshur dhe duke mos treguar asnjë respekt” – tha një 52-vjeçare e pranishme.

“Kishte qindra njerëz në atë sallë. Askush nuk po fliste. Vetëm ai. Jap, yap, yap, yap. Është e qartë se ai kishte planifikuar të bënte foto. Ai dhe ndihmësi i tij janë të përgatitur përpara arkivolit. Është një zemërim absolut. Këta njerëz supozohet të japin shembull. Ai i di rregullat dhe do t’i ishte thënë para se të hynte” – thanë të tjerë njerëz në radhë.

“Rregullat janë jashtëzakonisht të qarta. Ne thjesht kërkojmë nga njerëzit që të sillen me respekt dhe të mos bëjnë asnjë foto. Të gjithë kanë arritur t’i ndjekin ato rregulla deri në germë… përveç këtij individi” – i tha “The Sun” një nga organizatorët. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete, mund të hapet në vitin 2085

Mbretëresha ndryshoi testamentin në gusht / Kush i merr tani 447 milionë dollarët e saj

Mbretëresha Elisabetë kishte makinën e dytë më të shtrenjtë në botë



5 Comments

    1. E kujt I rruhet kari për atë zhabën 96 vjeçare që ngordhi më në fund. Ore ku është zhdukur Namut Llumi apo e ka goditur në bythë ndonjë Kalibr?

      1. Per kuriozitet, cfar do me thene: “apo e ka goditur në bythë ndonjë Kalibr”?
        E ke fjalen per 3M-54 Kalibr?

      1. Qenka gjallë NaMuti! gjithë redaksia e Lapsit ishte në merak se pa karlliqet e tij debati në komente zbehej! O NaMut të kishin rrahur serbët Xheni Karaj tek parada bythqirave në Beograd ! Pse nuk reagon se edhe ata skitë janë o rrotë kari!🙈🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *