• |
ide | kryesore

Lamtumira e Beckenbauer: mes ideve e homazheve Gjermania lëviz për “Kaizerin” e saj

F1, Sport
Beckenbauer



Ndarja nga jeta e Franz Beckenbauer ka dëshpëruar të gjithë botën e futbollit, veçanërisht atë gjerman. Në orët pas lajmit të trishtë, nuk mungojnë propozimet për të nderuar sa më mirë kujtimin e një prej futbollistëve më ikonë gjermanë në historinë e futbollit. Idetë për një ceremoni sa më madhështore po vërshojnë nga institucionet dhe ish-shokët e skuadrës së Beckenbauer. Një parlamentar nga Turingia ka propozuar kthimin e 8 korrikut në “Ditën e Kaizer Beckenbauer”, në homazh për Kupën e Botës të fituar në vitin 1990. Ish-tekniku i Die Manschaft Berti Vogts, ka menduar që Federata të emërojë Kupën e Gjermanisë me emrin e Kaizerit.

Këto janë vetëm disa nga iniciativat që në vazhdën emocionale të ndarjes nga jeta të Beckenbauer po ndezin diskutimin për kampionin e madh që nuk ekziston më. Fillimisht, sidoqoftë, duhet të organizohet funerali dhe në këtë rast Gjermania ndahet mes vullnetit të vetë ish-liberos dhe gjendjes shpirtërore të njerëzve.

Lexo më tej: Rummenigge: “Stadiumi i Bayern pa Beckenbauer nuk do të ishte, e dua aty ceremoninë

Karl Heinz Rummenigge propozoi organizimin e lamtumirës përfundimtare për “Kaizerin” në stadiumin e Bayern Munich. Por sipas Bild, dëshira e Beckenbauer është ajo e një ceremonie private të rezervuar për një grup të vogël familjarësh dhe miqsh të ngushtë.

Varrimi, megjithatë, duhet të bëhet në varrezat Perlacher Forst në Mynih pranë djalit të tij Stephan. Ai vdiq nga kanceri në vitin 2016 në moshën 46-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *