• |
ide | kryesore

Rummenigge: “Stadiumi i Bayern pa Beckenbauer nuk do të ishte, e dua aty ceremoninë”

Sport
Rummenigge



“Kur Beckenbauer hynte në një dhomë, kishte një dritë ndryshe”. Kështu ka dashur ta kujtojë Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, një nga legjendat më të mëdha të futbollit gjerman. Beckenbauer nuk është më, pasi ndërroi jetë të dielën më 7 janar pas një sëmundjeje të gjatë. “Për mua Franz ishte lojtari më i mirë në historinë tonë – vazhdoi Nagelsmann -. Mënyra se si ai e interpretoi rolin ndryshoi mënyrën se si ne luajtëm”. Tekniku i Die Manchaft nuk është i vetmi në konsideratën për Kaizerin, sepse nga Rummenigge e deri te Ministri Soder kanë qenë unison.

NGUSHËLLIMET

E gjithë Gjermania është në zi: “Bota e Bayern nuk është më ajo që ka qenë gjithmonë – shkruan klubi bavarez -. Papritmas është më e errët, më e varfër. Pa Kaizerin ky klub nuk do të ishte bërë kurrë ai që është”. Por vlerësimi dhe dashuria erdhën edhe nga klubet rivale: “Borussia Moenchengladbach mban zi për vdekjen e një prej kampionëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, shkruan Gladbach, duke publikuar një foto të Beckenbauer me Gunter Netzter, me të cilin në vitet 1970 kanë qenë sfida të paharrueshme.

Në faqen e saj zyrtare, Dfb thekson se Kaiser “është figura kryesore e futbollit gjerman. Si lojtar ka veshur fanellën e kombëtares 103 herë, në 50 raste ka qenë kapiten”. Edhe drejtori sportiv i Dfb, Rudi Voeller, shprehu mendimin e tij për humbjen e madhe: “Franz ishte frymëzimi për më shumë se një brez futbollistësh. Ai do të mbetet gjithmonë drita e futbollit gjerman”.

Ministri bavarez, Markus Soder, në vend të kësaj tha se kishte mësuar për vdekjen e Beckenbauer dhe ndjeu “trishtim të thellë. Mund të them se ai ishte kampion si lojtar, trajner dhe mbi të gjitha si njeri”. I trishtuar Uli Hoeness, i cili e kishte njohur prej një jete: “Franz ishte personaliteti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bayern. Thjesht i paharrueshëm. Ai ishte një mik, një dhuratë për të gjithë ne. Pusho në paqe”.

Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Kaizerit i është bashkuar edhe Rummenigge: “E gjithë bota e futbollit qan mikun tonë Franz. Bayern duhet të organizojë një ceremoni lamtumire në stadiumin që, pa të, nuk do të kishte qenë kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *