• |
ide | kryesore

Video/ Lamtumira e fundit e Bayern për Beckenbauer: 30 mijë të pranishëm në Allianz Arena

Sport, Video
beckenbauer



Bayern Munich i dha lamtumirën Franz Beckenbauer për herë të fundit. Në fakt, në Allianz Arena u mbajt një ceremoni përkujtimore me të ftuar nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë aktivitet. Midis 30,000 pjesëmarrësve ishin skuadrat e para të Bayern për meshkuj dhe femra dhe ish-kolegë dhe miq të ndryshëm të “Kaiser”. Presidenti i Bayern, Herbert Hainer nënvizoi: “Franz ishte një mik për të gjithë. Ai nuk e harroi kurrë se nga vinte, ai ishte një model për të gjitha brezat. Thjesht duhej ta admiroje, unë e admirova”.

Lexo më tej: Video/ “Faleminderit Franz”, Bayern Munich i bën homazhe Beckenbauer: ‘Gute Freunde&’ u dëgjua në Allianz Arena

Në homazhet e organizuara nga klubi bavarez dhe familja Beckenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s. “Me ftesë të Bayern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Beckenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare – shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar -. “Der Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror. Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *