• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid ‘mbreti’ i qytetit: Atletico nuk ndal dot kthimin e Blancos në krye

-Instant, Sport, Video
Real Madrid



Java e gjashtë e La Liga sheh Real Madrid të fitojë derbin me Atletico në Wanda Metropolitano. Përfundon 2-1 për djemtë e Ancelottit, të cilët dominuan në pjesën e parë me Rodrygo (18′) dhe Valverde (36′). Blancos rezistuan pas golit të Hermosos (83′) dhe kaluan Barcelonën, duke u rikthyer në vendin e parë, +2 nga katalanasit. Në vendin e tretë mbetet Betis, që kaloi Girona 2-1 me një dygolësh të Iglesias (15′ dhe 71′). Përfundon 1-1 mes Villarrealit dhe Sevillas.

Derbi i Madrid shkon edhe një herë për Real Madrid. Në Wanda Metropolitano, blancos mundën 2-1 Atletico dhe kalojnë sërish Barcelonën. Skuadra e Ancelottit mbetet në vendin e parë me pikë të plota. Pjesa e parë ishte një monolog mes të besuarve të Ancelottit. Në të 18′ Rodrygo shkëmbeu mrekullisht me Tchouameni dhe me të majtën ndëshkoi Oblak. 1-0 për Blancos, ndërsa në të 36′ një tjetër aksion mahnitës çoi në 2-0. Vinicius u shkëput në të majtë, por goditja e tij u devijua nga Oblak në shtyllë. Topin e rikthyer Valverde e depozitoi në portën e zbrazët.

Lexo më tej: Ancelotti e transformoi Real Madrid nga mbrojtja: u ndërtua me 103 milionë euro, tani vlen 235

Dukej si preludi i një sfide njëkahëshe, por në pjesën e dytë Colchoneros rezistuan dhe arritën të shkurtojnë distancën. Goditje nga këndi dhe Hermoso me kokë, ndëshkoi daljen e keqe të Courtois (83′). Autori i golit, megjithatë, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të për një brryl në zonë. Lojtari e la me 10 lojtarë Atleticon në fund, edhe pse nuk duket se e goditi Ceballos sa për të justifikuar kartonin e dytë të verdhë. Real rezistoi dhe mund t’i gëzohet vendit të parë me 18 pikë, +2 ndaj Barcelonës. Atletico i Simeones, nga ana tjetër, mbetet i shtati me 10 pikë, aq sa Real Sociedad.

LaLiga Santander Spain

Osasuna 0-2 Getafe
Villarreal 1-1 Sevilla
Real Betis 2-1 Girona
Real Sociedad 2-1 Espanyol
Atletico Madrid 1-2 Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *