• |
ide | kryesore

Ancelotti e transformoi Real Madrid nga mbrojtja: u ndërtua me 103 milionë euro, tani vlen 235

-Instant, Sport



Real Madridit i dalin llogaritë në fushë dhe jashtë saj. Sukseseve në La Liga dhe Champions, i shtohen edhe sukseset administrative. Vitet e fundit Casa Blanca ka treguar aftësi të mëdha në ndërtimin e murit të vet difensiv. Me llogari të bëra, merengues shpenzuan njëqind milionë euro për lojtarë që vlejnë tani dy herë më shumë.

MBROJTJA – Thuhet shpesh se mbrojtja më e mirë është sulmi, por në Madrid filozofia konceptohet ndryshe. Përveç një sulmuesi të madh, një mur mbrojtës pothuajse i pakalueshëm. E ajo që krijon Benzema përpara ruhet nga një kuartet, i cili është ndërtuar me mjeshtëri edhe para ardhjes së Rudiger. Për murin e tij, Casa Blanca shpenzoi 103 milionë euro, në një mbrojtje me vlerë 235. Alaba sezonin e kaluar e tani Rudiger kanë mbërritur me parametër zero. Si dëshmi e dëshirës që lojtarët kanë për të veshur fanellën Blancos. Verën e kaluar Alaba nuk rinovoi me Bayernin për t’u transferuar në Madrid. E njëjta rrugë e përshkuar tani edhe nga Rudiger. Rezultati? Dy mbrojtës të klasit botëror, të vlerësuar nga Transfermarkt 55 (Alaba) dhe 40 milionë euro (Rüdiger), mbërritën me kosto zero.

INVESTIMET – Jo vetëm lojtarë të lirë, por edhe investime të sakta. Militao, i paguar 50 milionë në 2019, ishte investimi më i madh mbrojtës në vitet e fundit. Në nivel ekonomik, një tjetër bast u fitua me interes. Braziliani e ka vendosur veten si një nga interpretuesit më të mirë të këtij roli në botë. Pasi studioi nën hijen e Ramos dhe Varane, ai tregoi se është rritur shumë. E vlera e tij e tregut, e matshme në 60 milionë euro, tashmë e tejkalon shpenzimin. Lojtari me më shumë minuta këtë sezon (4.496′), pati disa gabime në pjesën e fundit të sezonit, që e la pas me triumfin në Champions League. Pastaj është Ferland Mendy. Francezi u mor si pjesë e ristrukturimit të 2019-ës, e ashtu si Militao edhe çmimi i tij ishte i lartë: 48 milionë euro në llogarinë rrjedhëse të Olympique Lyon, por edhe në këtë rast ishte investimi i duhur. Ai rrëmbeu përfundimisht krahun e majtë nga Marcelo dhe vlera e tij është në rënie vetëm për shkak të dëmtimeve që kanë karakterizuar sezonin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *