• |
ide | kryesore

Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: “Futbolli ka shumë lidhje me fatin”

-Instant, Sport, Video
Ajeti



Një nga protagonistët e aventurës fantastike të 2016, kthehet të veshë fanellën kuqezi. Arlind Ajeti rigjen Kombëtaren pas muajsh të gjatë mungese. Mbrojtësi kuqezi nuk e kishte besuar më se nga Pordenone në Serie C, mund të ishte akoma pjesë e kombëtares: “Kam luajtur katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati. E kam pritur një ftesë? Nuk mund ta them. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund e vendos trajneri”.

Qendërmbrojtësi i lindur në Zvicër, sigurisht që gjen një kombëtare krejt tjetër nga ajo e 2016: “Sa herë të jem këtu, mundohem të jap maksimumin. Si në 2016 si tani. Kualiteti është shumë i lartë, me lojtarë me cilësi të lartë, me skuadra të mëdha. Shpresoj që të arrijmë të njëjtin sukses. Futbolli ka shumë lidhje edhe me fatin”.

Lexo më tej: “Faleminderit, por jo”: Ajeti refuzon Tiranën, Shehi merr ‘fjalën’ e Seferit

Fat që, në fakt, kuqezinjtë duhet ta kërkojnë në Izrael e më pas në përballjen në shtëpi me Islandën: “Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi. Megjithatë kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë – tha Ajeti. 29 vjecari e di se grumbullimi i dedikohet mungesave të mëdha sidomos në mbrojtje: “Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Unë do të jap maksimumin nëse më jep mundësinë trajneri të luaj. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej të dielës së 18 shtatorit grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve. Ndaj Izraelit luhet në transfertë (24 shtator) dhe kundër Islandës në “Air Albania” (27 shtator).

https://youtu.be/b0ioqLjCEUE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *