• |
ide | kryesore

Urdhri për mediat/ Berisha: Censurë e shtetit monist të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa ka kërkuar që të ndalet censura në media. Shkak u bë urdhri i prokurorisë për të ndaluar publikimin e dosjes së Gledis Nanos. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se ky është një akt antikushtetues. Kreu i selisë blu ka shprehur mbështetjen me mediat. Ai iu bën thirrje medieve të mos pranojnë të censurohen.

“Stop censurës së shtetit monist! Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakerët iranianë të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk të Edi Ramës. Si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri. Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat. Ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit



1 Comment

  1. Ndersa te dhenat tona qe dolen sheshit dhe nuk e dime çpasoja do kemi,nuk i “dhimbsen” prokurorise,ne jemi inegzistente,ndersa palaçollet e te rendesishmeve nuk u dashka te dalin ne shesh,na u befshin kurban na u befshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *