• |
ide | kryesore

Flet për herë të parë shqiptari i përfolur për lidhje me kartelet meksikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
luftar hysa



I akuzuar për lidhje me kartelet meksikane si ai i Sinaloa, biznesmeni Luftar Hysa ka dhënë versionin e tij. Në një intervistë në emisionin “Opinion” ai tha se ka mbërritur në Meksikë në vitin 2004. Ai zbuloi se ka një sërë kazinosh dhe restorantesh në këtë vend. Ai tha se prej vitit 2016 është qytetar meksikan dhe rezident kanadez.

“Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998. Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.

Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam pasur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.

Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Aty kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë. Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru. Aty donim të hapnim lojërat e fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit. Atje kam qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.

Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Meksikë. Dhe në atë kohë shkuam në Meksikë dhe filluam të operonim aty. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.

Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im. Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.

Akuzat për pastrim parash dhe lidhje me kartelet

Sulmi ndaj meje ka nisur nga kjo studio. Këtu një gazetar më sulmoi. Tha që karteli Sinaloa ka bashkëpunëtorë shqiptarë. Nuk tha emrin tim, por e la të nënkuptohej.

Nuk e njoh Ismael El Mayo. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk kam lidhje me kartelet. E njoh vetëm siç e njeh gjithë Meksika. Emri im në gazetën meksikane është nxjerrë nga konkurrentët. Nuk kam asnjë lidhje me pastrimin e parave dhe kartelet. Në Shqipëri kam vetëm 1% në një resort në Vlorë dhe kazinonë.

Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.

Takimi me Edi Ramën në kryeministri

Është një histori shumë e bukur. Kam një shok, Maksimiliani. Kam jetuar në Peru me të. Ai bën foto. Ky njeri ka dashur gjithmonë që të bëjë libra për Shqipërinë.

Unë duke kërkuar që Rama ishte artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëjmë është një takim për artin. U fut deputeti gjerman për ta takuar. Më tha ‘hajde të ta prezantoj kryeministrin”.

LEXO EDHE: Përplasja për kazinotë/ A hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?



11 Comments

  1. Se si perfundoi qe “e mori deputeti gjerman” shqiptarin e Belshit ta prezantoje me Kryeminstrin e Bleshit (Shqiperise), ec e mere vesh😜.

  2. Ketu Eshte NJE fakt,ku I gjejne miliona e miliona dollars qe ndertojne?
    NJE qytetare nuk merr dot Leke per NJE dritare,keta ndertojne ku ti done qejfi.Ky I gjati I mbylli
    me tam tame kazinote dhe mire beri,cfare ndodhi qe I hapi dhe PSE I hapi,cfare don te bej.
    Ky zoteria mund te jete I ndershem,por I ndershmi nuk iken NE Meksike,duke lene Kanadane,nuk te le njeri NE Meksike te hapesh bisnes po nuk pate mbrojtje mbrapa,!
    Meksikanet shkojne NE Kanada per te nertuar dhe korrur barin,ky iken hap kazino!?

    1. Aaa me te lumte….
      Ky pse punon dhe fiton Nuk eshte problem.
      Por edhe gangster edhe vegel e ramerruspies Nuk behet…
      E beri saje qorri kurva…
      Minister dhe trafikant…skafist..
      E beri lefter kokari me vere e dolli me ramekurvin….
      Por te gjithe i shiti kurva e gjate…
      Sic shiti frroket dhe noket chobane baxhellosh…. Dhe deputete…😂😂
      Ky belshiot ose kushdo qofte…
      Le te zeri vendin e Chapós po mundi.
      Por jo edhe mafioz edhe zoteri i virgjer sic ben rameshurra me eunuket e haremit te tij pervers.

  3. Vetem surrati i tij t’a verteton ato c’ka genjeu.
    Doli edhe me figure se fotografine i’a kena pa’.
    Edvin mashtruesi dhe ky jane njilloj te paster si Gjush Dakua i Durresit.
    Or Luftar zhduku sa ma shpejt se t’i kane shenjat e gishtave.

  4. Nje fukara nga Belshi qe hap biznese ne Afriken e Jugut dhe 10 te tjera ne Meksike, pas Peruse e rezident ne Kanada. Nje perralle me mbret qe rrefehet per te budallallepsur shqiptaret duke u thene qe te emigrojne si ky “ustai” i parase nga qielli.

    Ajo qe ishte “e vertete” ne perrallen nga Belshi dhe qe bind gjithkend eshte “dashuria e tij per artin” si ure lidhese me Kryeministrin artist te Shqiperise. Madje, si artiste i shkuan ne zyre edhe deputeti gjerman e nje peruan fotograf.

    Ne fakt, e kishte nje dell arti ky zotnia, se tek emisioni me peshe i Fevziut luajti Shvejkun.

    Drejtesia e re eshte e qete e fle rehat pas kesaj perralle…

  5. Ne nje moment te intervistes luftar hysa permendi tan hoxhen i cili paska deklaru 3 vite me pare se luftari ishte shkaku qe futi ne luft kartelin e sinaloas me kartelin e juarezit. nese tan hoxha e ka deklaru vertet nje budallik te till ateher esht tan hoxha per tu hetu si ushtar dhe killer mediatik me pages i darit te apexit

  6. Bravo Luftar njeri me intregritet, te gjith pasurin e ke me zotsi e jo si legenat qe Jan bo miljarder me tenderà e korrupsion

  7. Si ka mundesi qe te ne emisionin Opinion, nen drejtimin e ketij Fevziut dalin te gjithe personazhet me kontraverse te realitetit shqiptar: nje hetues komunist i sigurimit te shtetit, zyrtar i larte i Partise se Punes, sa e sa “biznesmene” qe nje Zot e di se si e kane vene pasurine (edhe pse mund ta marrim me mend)… per te mos folur per figura te tjera politike te konsumuara qe mundohet t´i beje makiazhin sa here e kerkon detyra duke filluar me kryeministrin.

    Indro Montanelli thote: nje gazetar nuk mund te jete i pasur, gazetaria mund te te jape mireqenie ne nje fare menyre, por kurrsesis te te beje te pasur. Dhe me kete i kam thene te gjitha. Kobnkluzionet secili t´i nxjerre vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *