• |
ide | kryesore

Rusia e pëson nga lufta në Ukrainë: nuk do të marrë pjesë edhe në Euro 2024

-Instant, Sport
Rusia



Lajmi ishte i pritshëm prej disa ditësh dhe sot është zyrtar. Pas përjashtimit nga Botërori dhe Liga e Kombeve, vjen një tjetër goditje. Rusia nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset për Euro 2024, si sanksion për pushtimin e Ukrainës.

Ka qenë Federata vendase e Futbollit që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi për shtyp: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024. Short që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt. Motivi është vendimi i UEFA-s i marrë që në shkurtin e kaluar. Pezullimi i pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse në turnetë nën kujdesin e organizatës “deri në një njoftim tjetër”.

Lexo më tej: “U shkelën të drejtat tona themelore”: Rusia ankimon në CAS përjashtimin e kombëtares nga UEFA e FIFA

Një vendim i tillë u kundërshtua nga RFU në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Por edhe CAS, në korrik e hodhi poshtë ankimimin e bërë mha Rusia. Aktualisht Federata është në pritje të tekstit të plotë të vendimit të CAS, pas së cilës do të vendosë për hapat e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes ligjore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *