• |
ide | kryesore

AKU ngre alarmin: Mos e konsumoni këtë produkt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aku



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kërkoi sot tërheqjen nga tregu të kremviçeve Wudy me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Sipas AKU, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit “Listeria monocytogenes”që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Çfarë është infeksioni Listerioza?

Listerioza është një infeksion i rëndë i cili zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve me bakterin “Listeria monocytogenes”. Bakteret e këtij lloji mund të mbijetojnë dhe pa praninë e oksigjnit.

Më së shumti prek disa kategori të veçanta, teksa grupet e rrezikuara të popullatës, në të cilat bëjnë pjesë të janë të moshuarit, dhe sidomos ata mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe fetuset, por edhe foshnjat e porsalindura, personat me imunitet të dobët.

Ky infeksion rritet në mjedise dhe produkte të ndryshme ushqimore, dhe madje është relativisht rezistent ndaj ngrirjes, tharjes, kripës,

Çfarë efektesh ka në shëndet?

Listerioza mund të shkaktojë një spektër të gjerë simptomash. Disa pacientë mund të mos të kenë simptoma, por kjo ndodh tek personat e shëndetshëm.

Infeksioni mund të shkaktojë sëmundje serioze, më së shpeshti tek personat me sëmundje kronike, tek personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

Simptomat e infeksionit janë të vjella, dhimbje stomaku, diarre, përgjumësi, dhimbje koke, ethe.



2 Comments

  1. Ueeeeeeeeeeeeeee ca lajmi fantastiko shkencor. Ku eshte Biba i kontrollit…. apo nuk i kane cuar zarfin dhe op doli bakteri. O qelbesira ky produkt ka vite qe tregtohet, por jo domosdoshmerisht qe mund te kete probleme, e nuk na kane thene asnjehere me kaq detaje qe ky qenka vertete problem me kaq e aq baktere e leshin e currit….. . Po Lufra qe e dhjeu qumeshtin dhe e degjeneroi qumeshtin pluhur, vajin e palmes e gjithshka qe ka lidhje me bulmetin si nuk u kontrollua nje here per se mbari dhe te na thone sakte: eshte natyral apo omgj.kr.pdh.mt. etjj
    Keta te AKU duhen ndjekur penalisht te gjithe e duhen cuar pas hekurave

  2. Ore si ka mundësi që vetëm në Shqipëri doli ky problem!!!Ky produkt gjendet në masë në Itali ku jetoj.Asnje njoftim o problem.Dhe Tani që jam ke djali në Londër e shoh në supermarket.Dhe këtu asnjë njoftim asnjë problem.Shkencaret në Shqipëri siç duken janë më të pregaditur dhe kanë laboratore speciale!!!. Sallami që tregtohet me Wuddy është i njëjtë dhe në marka të tjera.Si ka mundësi që e gjetën bakterin këtu!!! Shqipëri hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *