• |
ide | kryesore

Cannavaro, një kampion bote trajneri i Veselit: eksperienca e parë italiane për ish-qendërmbrojtësin

-Instant, Sport
Cannavaro



Në kohën kur Frederic Veseli fliste në konferencën për shtyp të kombëtares, në klubin e tij prezantohej trajneri i ri. Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos. Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një komunikate. “Benevento Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se ia ka besuar rolin e drejtuesit teknik Fabio Cannavaro – thuhet në një shënim -. Trajneri do të prezantohet në shtyp nesër, e enjte 22 shtator, duke filluar nga ora 17:00, në Palazzo Paolo V në Benevento”. Për Cannavaron, i cili zë vendin e Fabio Casertas në pankinën e klubit kampan, kjo është eksperienca e parë në Itali si trajner.

Pasi ka udhëhequr Al-Ahli, Guangzhou Evergrande, Al-Nassr, Tianjin Quanjian dhe përkohësisht kombëtaren kineze, vjen thirrja italiane. Ish-kampioni i botës në Gjermani 2006 dhe Topi i Artë rinis nga Seria B për të filluar aventurën e tij, me objektiv ngjitjen në Serie A. Kështu, Veseli do të gjejë tani një ekspert të mbrojtjes si trajner, që do ta ndihmojë shumë të rritet.

Lexo më tej: Video/ Veseli kthen kokën pas dhe paralajmëron: “Izraeli nuk bëri ndonjë gjë, humbja erdhi nga ne”

Benevento është aktualisht në vendin e 13-të në renditjen e Serie B, 8 pikë nga kreu. Në vendin e parë aktualisht është Reggina e Pippo Inzaghit, një tjetër ish-kampion bote me fanellën e Italisë në vitin 2006.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *