• |
ide | kryesore

I dënuar për trafik droge, GJKKO konfiskon pasuritë e Emiljan Shegës

-Instant, Lajme, Të fundit
Emiljano shega



Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Emiljan Shegës. Shega është arrestuar 12 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal. Ky grup trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.

Konkretisht Emiljan Shegas i është sekuestruar 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke.

NJOFTIMI I PLOTË NGA GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të Emiljan Shegës personave të lidhur dhe personave të tretë, dhe vendosi: Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të Emiljan Shegës;

2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *