• |
ide | kryesore

Video/ Braktisje e 3-5-2, Laçi zbulon idetë e Rejas në konferencë: “Trajneri ka bërë skema ndryshe në stërvitje”

-Instant, Sport, Video
Laçi



“Ekipi, por edhe unë kemi treguar në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, që jemi gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë, por të gjithë po përgatitemi shumë mirë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të shkojmë ta fitojmë”. Qazim Laçi është nga ata lojtarë që nuk tërhiqan para sfidave. Agresivitetin që tregon në fushë, mesfushori i Ajaccio e shpreh edhe në vigjilje të takimit me Izraelin: “Mund t’i jap shumë fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Ky lloj futbolli i pëlqen edhe më shumë trajnerit dhe po punojmë në stërvitje për të ushtruar sa më shumë presing. Për të fituar sa më shumë topa në zonën e Izraelit”.

Mesfushori që luan në Ligue 1, ka zbuluar edhe idenë e trajnerit që ndoshta për herë të parë do të dalë nga 3-5-2. Skemë me të cilën, në fakt, ai ka luajtur cdo ndeshje në pankinën e Shipërisë. “Kemi disa lojtarë që mungojnë dhe që e kanë ndihmuar shumë ekipin kombëtar. E trajneri ka ndërtuar disa skema ndryshe në stërvitje. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Unë besoj që edhe këta lojtarë që janë tani do të japin maksimumin 100% për të fituar këtë ndeshje”.

IZRAELI

Një ndeshje delikate, për vetë faktin se vendasit luajnë për dy rezultate në tre. E megjithatë, Laçi thotë qartë se në Izrael do të shkohet për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme: “Të marrim tre pikët pasi qëllimi ynë është vendi i parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100%, nga portieri te sulmuesi nga stafi kuqezi. Ta tregojmë në fushë që kemi vlerat dhe dëshirën për të marrë tre pikët. Kështu do të kemi shansin të vijmë në Shqipëri e të luajmë kundër Islandës vendin e parë”, përfundoi mesfushori.

Kanë mbetur tashmë vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit. Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive, përpara se të fluturojë në Tel Aviv të premten. Sfida do të luhet të shtunën më 24 shtator, ndërsa tre ditë më vonë në ‘Air Albania’ do të mbërrijë Islanda.

https://www.youtube.com/watch?v=t0ta1hvI6S4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *