• |
ide | kryesore

Protesta kundër luftës, më shumë se 1,300 të arrestuar në Rusi

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e sigurisë arrestuan më shumë se 1,300 persona në Rusi në protestat kundër luftës, disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi draftin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Reuters.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se sipas informacioneve nga 38 qytete ruse, më shumë se 1,311 persona ishin arrestuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

502 persona janë arrestuar 502 në Moskë dhe 524 në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë. Tubimet janë të paligjshme sipas ligjeve të Rusisë kundër protestave.

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se oficerët kishin reduktuar përpjekjet për të organizuar ato që i quajti protesta të vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *