• |
ide | kryesore

Ekzekutoi kolegun në komisariat, prokuroria përfundon hetimet për Ludjan Zaimin

-Instant, Lajme, Të fundit
autori-i-vrasjes, Ludjan Zaimin



Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin. Zaimi është efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda komisariatit nr.3 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, i riu duhet të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.Efektivi 25-vjeçari pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij. Ai ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh. Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.

Lexo më tej: Vrau kolegun brenda në komisariat, zbardhet dëshmia e policit

“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, mësohet të ketë treguar i riu, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit. I riu i është drejtuar 55-vjeçarit me fjalët “si do e lemë bashkë”. Më pas e ka qëlluar disa herë me pistoletë.

Të njëjtët kanë rrëfyer se i riu nuk është ankuar për ndonjë problematikë, por ka qenë tip i mbyllur me kolegët. Burime pranë grupit të hetimit, bënë me dije së në banesën e 25-vjeçarit janë gjetur medikamente antidepresantë, si edhe janë krijuar dyshime se ai ka pasur kontakt me një mjeke të shëndetit mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *