Me Partizanin ishte një dështim i vërtetë e eksperiencat në pankinë nuk është sa i ka patur brilante. E megjithatë Mark Iuliano, si ish-lojtar i Juventusit, ka dhënë mendimin e tij për Tuttojuve.com, duke folur për ish-klubin e për teknikun Allegri: “Po flasim për një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Juventusit dhe shumë të aftë në menaxhimin e kampionëve të mëdhenj”.
Ish-mbrojtësi megjithatë nuk ka lënë cinizmin mënjanë në lidhje me trajnerin bardhezi: “Juve, në krahasim me disa vite më parë, ka ndryshuar, por nuk ndryshoi kurrë mënyra e tij e lojës. Nuk është se ka shpikur tiki-taka, që të kuptohemi. Tifozët kanë të drejtë që kritikojnë dhe kërkojnë dicka më shumë. Por është e drejtë që klubi ta mbrojë dhe e t’i lejojë mundësinë t’i japë vazhdimësi kontratës katër vjeçare. Të presim që skuadra të jetë e plotë për të gjykuar”.
CONTE
Emri i përfolur për një rikthim të mundshëm te Juventus është ai i Antonio Conte: “Është herët të flasim për këtë. Antonio është një fenomen, një mik i madh me të cilin kam kaluar disa momente të mrekullueshme te Juventus. Bëj gjithnjë tifoz për të, por në këtë moment mendoj për Juven. E mund të them se do të jem i kënaqur për cdo trajner që do jetë atje. Mbështes Allegrin dhe jam afër skuadrës, pa harruar se jemi vetëm në shtator dhe sezoni është ende shumë i gjatë”.
E ARDHMJA
E ardhmja është pika e fundit në të cilin është ndalur Iuliano: “Si një tifoz i Juventusit jam afër skuadrës dhe shpresoj që ta marrë veten shpejt. Nuk dua t’i shtohem korit të kritikëve. Dua të jem sa më optimist, duhet të bëjmë tifo”.