• |
ide | kryesore

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë”.

Marlee Matlin, një aktore amerikane e shurdhër që ka punuar me Fletcher në Picket Fences, shkroi në Twitter se ajo ishte një “aktore e shkëlqyer” dhe theksoi se ishte e para që përdori gjuhën e shenjave në një fjalim për marrjen e Oskarit. Robert Hewitt Wolfe, një shkrimtar për Star Trek: Deep Space Nine, tha: “Ishte një nder dhe kënaqësi të shkruaja për Louise Fletcher.”

Fletcher nuk ishte e njohur kur u zgjodh për të luajtur rolin e Infermieres Ratched në filmin One Flew Over the Cuckoo’s Nest. Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet ’50. Louse pati një rol në shfaqjen televizive Star Trek: Deep Space Nine. Ajo  fitoi nominime për Emmy për filmat Picket Fences dhe Joan of Arcadia. Aktorja  u martua me producentin Jerry Bick në vitet 1960, përpara se të divorcohej në vitin 1977. Ajo la pas dy djem, John dhe Andrew.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: BBC

Lexo Edhe:  https://lapsi.al/2022/09/20/ndahet-nga-jeta-aktori-i-oceans-11/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *