• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Sot dasma e Armina Mevlanit e Shkëlzen Berishës

-Instant, Arkiva, Paparazzi
dasma



Mbahet sot dasma mes vajzës së ekranit Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit dhe kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në rrjetet sociale ka interes për dasmën dhe detajet që dalin prej saj. Çifti vendosi të kurorëzohet në martesë gati 1 dekadë nga lidhja e tyre.

Pak ditë më parë ata kanë kryer setin e fotografife në liqenin e Como në Itali. Ceremonia e dasmës do të mbahet në agroturizmin “Gjepali” ku shef kuzhine është Fundim Gjepali. Llogariten rreth 300 të ftuar. Shumë prej ftesave kanë shkuar për emra nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, por edhe figura të politikës.

Dasma është organizuar nga “Geraldina Sposa”. Mediat raportojnë se nusja do ta nisë dasmën me këtë fustan të bardhë të krijuar nga Vivienne Westëood. Më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Këngëtarët në dasmë do të jenë Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një emër surprizë. 43-vjeçari Shkëlzen Berisha vjen pas një martese të parë nga e cila ka 2 fëmijë. Vetë Armina  zbuloi disa detaje nga festa e dasmës në emisionin ‘Goca dhe Gra”.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha, është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menuja e dasmës do të jetë tradicionale. Për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina. 43-vjeçari Shkëlzen Berisha vjen pas një martese të parë nga e cila ka 2 fëmijë. ©LAPSI.al
May be an image of 4 people, people standing and text that says 'T'


LEXO EDHE: Detaje nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Kontrate paramartesore me Shkëlzenin, Armina: Nuk më duket aspak romantike



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *