• |
ide | kryesore

Immobile bllokohet në aeroport, nuk niset për në Hungari: çështja ka një mister me Lotiton

-Instant, Sport



Ciro Immobile nuk do të niset për në Hungari, duke vënë në alarm Mancinin. Italia do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen vendimtare për Ligën e Kombeve, por pas vendimit të sulmuesit ka një mister. Këtë mëngjes, sulmuesi i Lazios në fakt kishte kryer një skanim MRI për të verifikuar shkallën e problemit. Immobile u dëmtua në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, duke humbur ndeshjen kundër Anglisë. Pas kontrolleve, për stafin e kombëtares, lojtari ishte i disponueshëm për tu nisur. Madje ai mbërriti në aeroportin e Malpensas, pikërisht poshtë avionit. Një lajm që bëri tifozët të buzëqeshnin e veçanërisht Immobile, që e kishte për zemër të ishte pjesë e grupit, pavarësisht aktivizimit në ndeshje.

KUNDËRSHTIMI I LAZIO

Pastaj pati një hap prapa. Për ta komplikuar situatën, ishte ndërhyrja e presidentit të Lazio, Lotito. Numri 1 i klubit ka patur frikë se po sforcoheshin kohët e rikuperimit dhe ka bërë gjithçka për ta bllokuar lojtarin në Itali. Idea e tij ka qenë ta ketë lojtarin në maksimum në rinisjen e kampionatit. Prandaj stafi mjekësor i kombëtares dhe bardhekaltrit diskutuan mundësinë për ta sjellë lojtarin në Hungari në gjendje ende të dyshimtë. Në fund, përballë një vendimi të vështirë për të menaxhuar, zgjedhja ishte të mos e linin të nisej dhe Federata mori përgjegjësitë përsipër.

Në njoftimin për shtyp thuhet: “Futbollisti Ciro Immobile mëngjesin e sotëm iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale në Milano. Ato konfirmuan jo disponueshmërinë e tij për ndeshjen e nesërme në Hungari. Immobile mbërriti me ekipin në aeroportin e Malpensas, ku në fluturimin e mbërritur nga Roma grupi u takua me trajnerin. Mancini ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në kryeqytet për të votuar mëngjesin e sotëm. Tekniku, edhe pse e vlerësoi dëshirën e sulmuesit, sipas asaj që tregonin kontrollet instrumentale, ka zgjedhur ta lërë qendërsulmuesin blu të kthehet në klubin e tij. Në këtë mënyrë mund të vazhduar trajtimin e dëmtimit. Kontrollet e kryera janë ndarë, siç ndodh gjithmonë, me stafin mjekësor të klubit”. Immobile do të kthehet në Romë në orët e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *