• |
ide | kryesore

Berisha: Do çojmë ligjin që të ndalojë komunistët në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, financimi rus, basha, pd



Sali Berisha u shpreh në një takim me banorët e Gramshit se nesër do të dorëzojnë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit.

Berisha tha se tashmë janë në prag të primareve dhe me futjen e tyre i japin një frymëmarrje demokracisë shqiptare.

Lexo më tej: Shembja e monumentit/ Si po zhvillohet beteja e dekomunistizimit në Poloni 

“Jemi në prag primareve. Shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje ju, të bëni gjithçka që ky proces të jetë më seriozi. Me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje demokracisë shqiptare.

Nëse PS-ja e hoqi votimin brenda saj. E morët vesh që në PS nuk votohet më për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës nga kryesia e partisë dhe sekretari i parë, kryetari Edi Rama.

Ua kam thënë atyre në parlament që kështu siç jeni, u garantoj se do të ju nxjerr jashtë ligjit. Në ç’kuptim. Në Shqipëri nuk lejohen parti ku nuk votohet. E ka Gjermania dhe e ka vendosur këtë ligj, që të mos ktheheshin ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na e bënë ne.

Ju dëgjova për të gjitha vërejtjet e drejta dhe do të them edhe një gjë, meqenëse keni qenë dhe në Itali. Lufta kundër komunizmit në shkallë botërore nuk u zhvillua. Në ç’kuptim, komunizmi ka pasur nga 100 deri në 200 milionë viktima. Nazizmi me luftë ka pasur 20-30 mln viktima.

Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin.

Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij.

Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament.”-deklaroi Berisha.



8 Comments

    1. Haha po po po Sali Gerdeci ështe Komunisti numer 1 në ate palament. Pa varsisht se edhe Edi Rama ështe klysh i Erdoganit siqe Ka qëne Saliu klyshi i Enverit.

  1. Po ky harron qe ka qene 30 vjet komunist,sekretar partie,mjek i byrose politike,per budallenj i di njerezit ky?!Pse nuk e beri dekomunuzmin sa qe vete ne pushtet,por perkundrazi e mbushi PDne me ish sigurimsa e me ish komunista!!!

  2. Ti je komunisti i fundit ne europe o dordolec vucidoli Ke qene 25 vjet sekretar partije Tregojua keto peralla bythqireve qe te vijne nga mbrapa me shprese se do vish ne pushtet dhe do vjedhin si dikur. Shqiptaret te kane abandonuar me kohe

  3. Na ishte kush na ishte na ishte nje sekretar i partise komuniste qe kur po vdiste i la amanet çunave dhe gocave te komunisteve qe komunistet nuk duhen te jene ne parlament. Ra heshtje dukush ju pergjigj shoku sekretar skane mbetur me komunista se kane vdekur. Plaku u pergjigj:- pikerisht per kete arsye dhe une po e them!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *