• |
ide | kryesore

Shembja e monumentit/ Si po zhvillohet beteja e dekomunistizimit në Poloni

Arkiva, F1, Planet



Përplasja për hijet e së shkuarës ka rifilluar ashpër në Poloni. Një debat pak a shumë i ngjashëm me atë që u zhvillua në Tiranë për rivarimin e Mid’hat Frashërit po kacafyt dy palë edhe në ish vendin komunist. Shkak është bërë heqja e një monumenti me emrin: “Mirnjohje për ushtarët e armatës sovjetike” i ngritur që në 1946 mbi varret e 26 e të rënëve të ushtrisë së kuqe gjatë luftës së dytë botërore. Monumenti ishte vendosur në hyrjen e parkut, Skaryszeëski, pasi ishte shkëputur në 1968 nga varret e ushtarëve.

Por gjatë muajit tetor ai u rrafshua brenda disa ditëve. Shkak për këtë u bë ligji që “ndalon propagandën mbi komunizmin apo një sistem tjetër totalitar përmes emrave të ndërtesave dhe instalacioneve në përdorim të publikut”.

“Prej këtij ligji, të votuar nga shumica ultra konservatore në prill 2016 (PiS) synohet të kryehet faza e fundit të dekomunistizimit të vendit të nisur që pas rrëzimit të regjimit pro sovjetik” shkruan Le Monde e përkthyer nga Lapsi.al.

Si pasojë e tij janë ndryshuar rreth 1300 emra rrugësh, janë shkulur 56o statuja dhe kanë plasur polemika të pafundme.

Një pjesë e popullësisë mendon se koha kur sovietikët u konsideruan si çlirimtarë që përzunë nazistët, ka marrë fund. Ata shërbyen për të ndërruar një pushtues me një tjetër. Ndërsa ka zëra alternativë që thonë se ata të rinj që ndoqën me taknke hordhitë hitleriane deri në Berlin, nuk janë fajtorë për çka ndodhi më pas, prandaj duhen nderuar.

Por kjo nismë e re për të ndryshuar historinë me matarpik shihet nga grupe të ndryshme shoqërore si një tentativë e partisë ultrakonservatore në pushtet, për të përdorur të shkuarën si manipulim i të sotmes. Janë të shumtë ata që mendojnë se drejtuesit aktualë të Polonisë, po bëjnë të njjtën gjë që Edi Rama bëri me ceremoninë shtetërore për Mid’hat Frashërin. Shumë shoqata i janë drejtuar gjykatave. Sidomos pas ndryshimit të emrit të bulevardit, “Ushtria Popullore”, njërës prej arterieve kryesore të Varshavës, që sot i është vënë emri i presidentit të vdekur Lech Kaczynski, i cili është vëllai i njeriut të fortë të vendit, Jaroslaw Kaczynski, që po e fut vendin në rrugën e demokracisë iliberale dhe në një përplasje të pashmangshme me Brukselin.

Burimi: Le Monde/ Përshtati Lapsi.al



3 Comments

  1. Kurse tek ne keta morrat e kuq mundohen te mbajne gjalle -komunizmin sepse e kane marre me mashtrime pusht-etin pjella e tyre -kopilat bolshevike.

  2. Nje gjetje e shkullakut per te folur kundra Rames mer nje shembull qe nuk ka fare asnje lidhje me frasherin sepse ky nuk ishte komunist,por nje njeri plot vizion si babai dhe xhaxhallaret e tij,e pse nuk duhej varrosur ne atdhe o shkullak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *