• |
ide | kryesore

Video/ Bajrami frikëson Milanin, por Rebic qetëson Piolin: tre gola në shtatë minuta shtesë thyejnë Empolin

-Instant, Sport, Video
Bajrami



Milani vuan por mposhti në shtesë të plotë 3-1 Empolin, që nuk i mjaftoi Bajrami. Kuqezinjtë mbetet -3 nga Napoli kryesues, por dhanë një provë force. Në Castellani u duk një mbrëmje e përhumbur për kuqezinjtë, që humbën për shkak dëmtimi Saelemaekers, Kalabrian dhe Kjaer. Sikur të mos mjaftonte, Leao shpenzoi shumë, ndërsa Giroud goditi traversën, por në minutën e 79-të erdhi avantazhi i shumëpritur i Rebic. Empoli nuk u dorëzua dhe Bajrami e mori përsipër skuadrën, duke barazuar rezultatin në minutën e 92′, Mesfushori shqiptar tregoi aftësitë balistike nga goditja e dënimit. Por toskanët rezistuan vetëm dy minuta kur Ballo-Touré shënoi golin e dytë, ndërsa në të 97 Leao vuri në kasafortë rezultatin.

Milani bën goditjen në Castellani dhe merr tre pikë të arta, sidomos për mënyrën si u arrit. Megjithatë është një sukses që i kushton shtrenjtë Piolit, i cili humbi Saelemaekers, Kalabria dhe Kjaer. Tre dëmtime që i shtohen gjashtë lojtarëve të ndaluar tashmë në infermieri. Shtohen problemet pikërisht tani që fillon turi i forcës, por ndërkohë kjo është një fitore që vlen shumë. Si në renditje, ku Djalli nuk i humbet kontaktet me Napolin, ashtu edhe në aspektin psikologjik.

SHTESA DRAMATIKE

Një ndeshje ku pothuajse gjithçka ndodhi në fund. Djalli kaloi në avantazh me Rebiç. Edhe ky një lajm i mirë si kundërpeshë dëmtimeve. Kroati u kthye pikërisht sot pas një mungese prej gati një muaj. Bajrami barazoi në minutën e 92-të u duk se balancoi cdo gjë përfundimisht, ose të paktën kështu mendoi Empoli. Në minutën e katërt shtesë Ballo-Touré ktheu avantazhin e kuqezinjve. Pastaj goli i 3-1 i Leaos në të 97 ishte vula e një ndeshje plot surpriza. Kuqezinjtë festojnë, një festë e papritur për si erdhën gjërat. Por tani vjen një triptik i tmerrshëm: Chelsea, Juve dhe Chelsea. Pioli duhet të studiojë shumë për të gjetur zgjidhje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *