• |
ide | kryesore

Uragani Ian përfshin Karolinën e Jugut pas territ në Florida, 21 viktima deri më tani

-Instant, Lajme, Planet
uragani ian



Bregdeti i Karolinës së Jugut u godit të premten nga uragani Ian. Mega-stuhia vdekjeprurëse hapi një rrugë të gjerë shkatërrimi më parë në Florida. Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) në Miami paralajmëroi për rrezikun e një stuhie kërcënuese për jetën. Erërat e forcës së uraganit vijuan rrugën drej Karolina e Veriut nga bregu verilindor i Floridës. Ndërkohë, në Florida, numri i të vdekurve nga stuhia është rritur në të paktën 21 persona.

Zyrtarët kanë frikë se do të përfundojë të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Floridës. Të premten herët në mbrëmje, parashikuesit e Qendrës Kombëtare të Uraganeve thanë se Ian ishte dobësuar në një ciklon posttropikal pas rënies së tij në Karolinën e Jugut.

Stuhia dukej se e kishte kursyer kryesisht qytetin historik Charleston të Karolinës së Jugut. Kryebashkiaku i Charleston tha se qyteti po priste përmbytje dhe më shumë se 200,000 persona në të gjithë shtetin humbën energjinë. Ekipet e shpëtimit kishin arritur në 3,000 shtëpi të shkatërruara ose të përmbytura. Pothuajse 2 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike, dhe në qarkun Lee, ku Ian arriti në tokë pranë Fort Myers, nuk kishte ujë të rrjedhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *