• |
ide | kryesore

GP Singapor/ Perez triumfon edhe me 5 sekonda penalizim: shtyhet festa e titullit për Verstappen

-Instant, Sport
Perez



Sergio Perez iu desh të priste gati tre orë për të festuar fitoren e tij të katërt në Kupën e Botës në Cmimin e Madh të Singaporit. Në fakt, piloti meksikan qëndroi nën hetim për një kohë të gjatë, sepse nuk kishte mbajtur (në dy raste të veçanta) distancën minimale nga Safety Car. Makina e sigurisë ishte futur në pistë pas një kontakti të Leëis Hamilton me murin në anë të pistës.

Në shkallën e dytë dhe të tretë të podiumit janë pozicionuar dy pilotët e Ferrarit Charles Leclerc dhe shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz. I nisur nga pole position, por ‘i djegur’ në semafor nga meksikani Perez, monegasku nuk mundi të bënte më shumë. Sainz nga ana tjetër është kënaqur me shkallën e fundit të podiumit.

Lexo më tej: F1/ Projektohet kalendari 2023: Botërori më i gjatë i të gjitha kohëve kthehet në Las Vegas

Vendi i katërt dhe i pestë i fundit për dy makinat McLarens të Lando Norris dhe Daniel Ricciardo. Titulli kampion duhet ende të presë për Max Verstappen, që mbylli një garë shumë të komplikuar në vendin e shtatë. Në këtë mënyrë llogaritë nuk dalin dhe hollandezi duhet ta shtyjë festën për titullin e tij të dytë botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *