• |
ide | kryesore

“Ishim si fëmijë para Tiranës”. Colella nuk kursen askënd pas humbjes në derbi: “Nuk ka funksionuar asgjë”

-Instant, Sport
Colella



“Nuk ka funksionuar asgjë. Kemi bërë një pjesë të parë të shëmtuar ku nuk kemi bërë atë që kishim përgatitur. Na shkoi mirë se morën një karton të kuq. Pastaj filluam të flinim e pësuam të dytin. Ndoshta nuk kam qenë bindës unë. Nëse lojtarët shkojnë në fushë e bëjnë gjëra të tjera, ndoshta nuk kam qenë bindës unë”. Giovani Colella nuk kursen askënd nga lojtarët e tij, pas humbjes në derbin me Tiranën 0-2 përballë Tiranës. Një humbje e rënduar edhe më shumë edhe nga fakti se bardheblutë luajtën për gati 1 orë me një lojtar më pak: “Tirana bëri ndeshjen që duhej të bënte edhe me 10, ndaj fitorja ishte absolutisht e merituar. Në vend që të bënim gol ne kur ishin me 10, bënë ata dhe u treguan të aftë. Mendoj se kemi humbur në mënyrë të merituar”.

Gabime si skuadër e gabime individuale. Sigurisht që italiani mundohet të mos flasë për lojtarë të vecantë, duke e përgjithësuar situatën: “Kemi pësuar një gol të pabesueshëm të dytin, por edhe goli i pari ishte mjaft i pabesueshëm. Nuk ishte situata për të lënë vetëm kundërshtarin. Janë gjëra që, sipas meje, mund të evitoheshin – tha Colella, duke kaluar te portieri -. Kishte një gabim të Rexhepit siç kishte të të tjerëve. Sipas meje qasja nuk ishte e duhura nga fillimi nga të gjithë, ky është realiteti. Ndeshjet humben nga gabimet, si të Rexhepit apo tjetrit, por qasja nuk ishte e duhura”.

Në mbyllje edhe një konstatim që nuk do t’i pëlqejë aspak tifozëve të kuq, që në derbi presin betejë nga lojtarët: “Ne e kishim përgatitur në një mënyrë, e kemi bërë shumë të ndrojtur, si fëmijë. Ndoshta ishte edhe problem emocionesh, ndoshta nuk u shpjegova mirë. I kemi bërë gjërat në mënyrë të ndrojtur”, përfundoi tekniku italian pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *