• |
ide | kryesore

Pas grevës disa javore, nis viti i ri shkollor në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
javore



Ka nisur sot viti i ri shkollor në Kosovë, pasi tashmë ka përfunduar greva disa javore. Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti. Ajo u kthye në një grevë disa javore.

Greva është pezulluar pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve. Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë. Kjo për shkak të rritjes së inflacionit. Dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Lexo më tej: Pezullohet greva në sektorin publik në Kosovë 

Lexo më tej: Vetëvendosje rrëzon Rezolutën e opozitës për grevat në Kosovë 

Lexo më tej: Kosova ndjek shembullin e BE-së, regjim vizash për shtetasit rusë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *