• |
ide | kryesore

Abuzoi me vajzën shqiptare, dënohet 9 vjet burg Robinho: kërkohet ekstradimi i tij nga Brazili

-Instant, Sport
Robinho



Ministria italiane e Drejtësisë, raporton ANSA, i ka përcjellë Brazilit kërkesën për ekstradim të ish-sulmuesit të Milanit, Robinho. Braziliani u dënua përfundimisht më 19 janar, së bashku me një tjetër, me 9 vjet burgim për dhunë në grup. Viktimë ishte një 23-vjeçare shqiptare, e cila u keqtrajtua në një klub në Milano natën e 22 janarit 2013. Për kërkesën për ekstradimin e ish-playmakerit të kuqezinjve në Itali, u informua edhe zyra e ekzekutimit të prokurorisë milaneze. Muajt e fundit ata kishin nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar, me kërkesë ekstradimi, për ish-futbollistin.

Në shkurt, prokuroria i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin Robinho. Bashkë me të edhe për mikun e tij Ricardo Falco, të dy në Brazil. Muajt e fundit ka pasur kontakte mes autoriteteve italiane dhe braziliane, të cilat kanë treguar zyrtarisht se ku ndodhet ish-lojtari i Milanit. Për rrjedhojë Italia ka dërguar me kërkesë dokumentet e urdhër-arrestit për të ekstraduar Robson de Souza Santos dhe mikun e tij. Lojtari tani 38 vjeçar ka luajtur katër sezone me kuqezinjtë midis 2010 dhe 2014.

Lexo më tej: Përfituan nga shqiptarja me radhë në garderobën e lokalit: mandat arresti ndërkombëtar për Robinhon

Ka shumë mundësi që të dy të mos dorëzohen sepse Kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj. Tani, megjithatë, do t’i mbetet autoriteteve braziliane t’i përgjigjen kërkesës italiane. Gjykata e Lartë kishte bërë përfundimtare 9 vitet e vendosura nga Gjykata Milaneze.

Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian Robinho e kishte bërë vajzën shqiptare të pinte deri në atë pikë sa ta bënte të pavetëdijshme. Pastaj i gjithë grupi e kishin përdhunuar me radhë, në një gardërobë të një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar të festonte ditëlindjen.



1 Comment

  1. Nuk e paskan paguar mire kete k…en shqiptare dhe i paska kallzuar per perdhunim. Kush e di se sa leke do te marri tani per ta terhequr padine.
    Se c’dreqin kerkonte te shtepia e tjetrit duke pire e duke u argetuar me ta askush nuk e shpjegon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *