• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pandehur, spak



Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismaili, për akuzën e falsifikimit të formularëve.

Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që SPAK të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje në formularin e deklarimit. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Kjo është arsyeja pse ai do të ulet si i pandehur në gjykatë.

Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme kishte vërtetuar dënimin penal në Greqi.

KQZ-ja u vu në dijeni pë rastin. Por, në fund vendosi që të mos ia hiqte mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.

Premtimi i rremë për Rilindje/ Si u njollos në dyert e burgjeve “revolucioni” i Edi Ramës



3 Comments

  1. Do fillojne kurvicat mavi me komande ” lajm pa lidhje ” ” c’fare faji ka Rama ” ” nen udheheqjen e Rames Shqiperia u be fanar ndricues buze Adriatikut ” etj etj lepirje si keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *