• |
ide | kryesore

Alqi Bllako jashtë burgut/ Heshtja i jep lirinë, por jo pafajësinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme


Vendimi për të liruar nga qelia ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako i përfshirë në aferën e inceneratorëve, erdhi si surprizë. Zemërgjerësia që tregoi gjykatësja Irena Gjoka duket e pazakontë, kur dihet se Gjykata Speciale u krijua nga reforma në drejtësi për goditjen e korrupsionit në nivele të larta, kthimin e besimit tek gjyqësori dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Gjyqtarja tregohet mirëkuptuese me Bllakon kur arsyeton se familja ka nevojë të ketë sërish në shtëpi, ndaj masa e duhur është ajo e arrestit në shtëpi. Por në anën tjetër, Bllako nuk pati asnjë disponim për të bashkëpunuar me drejtësinë gjatë kohës që qëndroi në qeli apo kur u mor në pyetje. Ai ka mohuar akuzat dhe ka heshtur, duke mos dhënë asnjë ndihmë për hetimin, megjithëse pati rol kyç në projektimin e skemës së inceneratorëve.

Heshtjen e Bllakos e vunë në dukje edhe nga selia e PD-së. Deputeti i opozitës, Këlliçi foli për një marrëveshje të fshehtë, që përmblidhet në pak fjalë “Dikush duhet ta marrë një goditje për partinë dhe udhëheqjen. Por, në fund, partia kujdeset për ty”.

Duket e pabesueshme që dikush të pranojë një marrëveshje dhe të shkojë vetë në burg, por në kushtet ku ishte Alqi Bllako para arrestimit, nuk kishte shumë zgjedhje.

Arrestimi i Lefter Kokës

Procesi i rënies së Bllakos nisi që me arrestimin e Lefter Kokës. Ish-Ministri i Mjedisit ishte mentori i Bllakos në Partinë Socialiste dhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Fillimisht në administratën publike dhe më pas në politikë, studenti i ekselencës i shkolluar jashtë vendit, i ngjiti shkallët e karrierës falë Lefter Kokës. Kur Rama shiti të parin, pazari për të dytin ishte çështje kohe.

Diskretitimi publik

Thirrjet për ta marrë në pyetje në SPAK ishin mesazhe se ditë më të këqia do të vinin, por kur dolën dokumentat që babai i tij paguhej me shuma të majme nga inceneratorët, Alqi Bllako e humbi reputacionin e ekselentit të shkolluar në Neë York dhe Zvicër,

Ai u identifikua me allishverishet që kulmonin me rrogën 6 mijë euro të të atit tek inceneratorët, ndërkohë që në Tatime ishte regjistruar si brumëgatues në Ersekë. Në total kishte përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i sekuestroi një apartament të blerë për 144 mijë euro.

Bllako, i heshtur drejt burgut

Kur prokurorët e SPAK shpallën se do t’i kërkonin kuvendit lejen për arrestimin e deputetit të Tiranës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pas disa orësh seancën e ballafaqimit.

Është e njëjta procedure që ne e kemi ndjekur herë të tjera live, si në rastin e heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit po ashtu edhe në rastin e Tom Doshit. Por seanca u anulua për Alqi Bllakon, megjithëse ai pretendoi deri në fund pafajësinë.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj” njoftoi ai.

Nëse ishte vërtetë i pafajshëm, Bllakos i interesonte seanca e ballafaqimit publik me prokurorët. Siç ka shkruar më herët Lapsi.al pyetja që lindi ishte: Pse nuk e shfrytëzoi ai mundësinë për t’i treguar opinionit se ishte i pafajshëm? Si u bind të shkojë në burg i heshtur, kur pretendonte pafajësinë?

Kjo sjellje kontradiktore e Bllakos, ngriti që atëherë dyshimet për një marrëveshje të fshehtë.

Dyshimet/ Si u bë palë policia në paktin e fshehtë të Alqi Bllakos

Orët e misterit para arrestimit

Detaji ndoshta më i çuditshëm i të gjithë historisë së burgosjes së Alqi Bllakos është intervali prej disa orësh kur ai u zhduk para se t’i vinin prangat. Pavarësisht se procedurat për arrestimin u mbyllën mesditën e 31 Marsit, shoqërimi i tij në qeli vonoi deri në orët e para të mëngjesit të 1 Prillit.

Lexo edhe: “Të gjithë shokët i ke në burg”/ Si mbrohet Rama për Kokën, Bllakon, Tahirin…

Kjo vonesë nxiti zhurmë në media. Dikush raportoi mundësinë se ishtë arratisur. Pavarësisht zhurmës, policia nuk pranonte dot se e kishte arrestuar ish-deputetin e PS.

Avokati i Bllakos publikoi një foto nga avioni me mesazhin: Përqafime! Ish-deputeti u arrestua mëngjesin e të nesërmes, por se ku u fsheh gjatë natës, mbeti mister. Berisha u shpreh më vonë se para arrestimit, Bllako pati një takim në mesnatë me kryeministrin Rama. Qëllim kishte qenë negociata për kushtet e dorëzimit drejt burgut që nuk zgjati më shumë se 6 muaj për një nga aferat më të mëdha korruptive që është zbuluar ndonjëherë në Shqipëri./Lapsi.al


18 Comments

  1. Se shpejti emri i tij do i vendoset shkollave fillore dhe do kendohen kenge per te kujtuar heroizmin e treguar ndaj partise

      1. Sot lexova ne portalin Konica.al dy artikuj nje ishte i Mero Bazes per opziten Sipas tij Berisha po e ndihmoka Ramen duke e percare PD.Nuk eshte asgje e re per tu cuditur prej tij,kete gjithkush e di .Meroja ka shoke qe nuk po pushojne se hedhuri balte tek opozita reale e sidomos tek Berisha e Meta vecanerisht (si Frok Cupi Av Ngjela e disa te tjere qe nuk dua te zgjatem) te cilet kane ikur per lesh prej kohes por ndjej akoma keqardhje qe nje njeri si Nazarko (per te cilin kam pasur respect) u hap dyert ketyre mashtruesvet te pacipe.Nuk pretendoj per te verteten ,jap mendimin tim por kur shkruan qe ish prokurori A Llakaj duhet te shkoje ne burg se semundja e tij mund te kurohet edhe brenda hekuravet e sthua nje fjale per Alqi Bllakon qe la qeline dje se familjes i duhet burri ne shtepi me duket se edhe Nazarko ka hyre tashme ne grupin qe permenda me lart. Turp !Ti lepihesh pushtetit deri ne kete mase eshte nje gje shume e ulet.Nese portali i tij do te ishte i hapur karshi komentuesvet do te kisha komentuar atje por ne pamundesi po e shkruaj ketu tek Lapsi.al. Edhe dicka,nuk pajtohem me komentuesit qe shkruajne banalitete ne komentet e tyre pavarsisht se nuk je dakord me komentin e dikujt tjeter

  2. Te rroje Partia se reforma ne drejtesi na la vete. Ngushellime popullit shqiptar e nderkombetarevet (te cilet e dinin fundin e saj.

  3. Gjykata Speciale i sherbdn Homoseksualeve cifutoamerikan bashke me veglat e tyre te sektit bythqir orgji drogaxhi mavi. Ngrihuni dhe rrembeni Armet se keta vetem me plumb dhe prerje kokesh marrin vesh

  4. Alqi me fytyre miu dhe kopil mavi.
    Ed rama je gelbaza me e felliqur pas mero gelbazez. Ropt socjalistave rilindsave dhe patronazhistave duke mos harruar komunistave grate mu ne piçket

  5. i ka thene rama gjyqtarit liroje se nuk me denoncoj mua dhe gjyqtari e ka liruar. se po te fliste gjyqtari nuk kishte per ta liruar.
    o miq ….dua shume te luftoj nje lufte ku armiku eshte i keq dhe duhet zhdukur , por ketu ne shqiperi eshte e pamundur.

  6. Me te vertete qe heshtja i jep lirinë dhe jo pafajësinë , por dalja nga burgu me motivin me banal te mundeshem e bastardon kete proçes . E relativizon deri ne ate pike sa duket nje proçes ordiner per vjedhje pulash dhe jo si nje megaskandal ku i gjithe pushteti ka abuzuar ne menyren me flagrante te mundeshme . Kjo tregon se pseudo vetingu ishte nje menyre e kamufluar e te gjatit tone per te kapur komplet drejtesine . Shikoni shpejtesine me te cilin po ecen vetingu per te kuptuar qe edhe nese do ishte ne nje gare me kermillin do ta humbiste me siguri . Nese protestat do te fillonin brenda kesaj jave ato duhet te zhvillohen para zyrave te SPAK-ut . Prokuroreve dhe gjyqtareve duhet ti jepet nje ultimatum , nese nuk veproni me rreptesi e shpejtesi ndaj krimit politik vendin e krimineleve te veshur me petkun e pushtetit ne biruca do ta zini ju te drejtesise .
    Nese nuk vepron drejtesia , nese ajo nuk ndeshkon athere per çfare na duhen zgjedhjet dhe rrotacioni politike?Qe edhe keta neser te bejen te njejten gje ? Çfare perfitojne shqiptaret nga rrotacioni pa ndeshkimin e abuzuesve te politikes ? Pa ndeshkueshmeri , pa ndryshime kushtetuese e pa rregulla te mirefillta loje , politkanet do tallin menderen me ne me keq seç e kane tallur deri tani .
    Revolucioni eshte zgjidhja e vetme , statusquoja dhe rrotacioni pa ndeshkim jane vetem pranga dhe padrejtesi per shqiptaret .
    Mjere ne per politikanet qe kemi , e mjere shqiperia per ne qe nuk kemi mendere ta mbrojme .
    Skllever ne vendin tone , te huaj ne shtepite tona . Edhe sa do vazhdojme ti durojme keta horra e bij horrash ?
    Shqiperia e Shqiptareve
    Vdekje tradhetareve

  7. Keshtu do dalin tere hajdutet.Do lirohen nga Gjykatesit hajdute qe dualen nga vetingu i madherishem.

  8. SONDAZHI: Opozita e ka pëlqimin shumë të ulët, asnjë nga liderët politikë aktualë nuk gëzon mbështetje mbi 50%,nuk denohet tjetri se mona dhe spiuni metaj kane nxjerre dy letra si fakte

  9. Veshtire te gjesh njerez ne ate vend qe e urrejne aq shume kombin e tyre. Duhet te pyesim ish ministrin grek Kociasin si i shperndan fondet Ministria e Jashtme Greke per “intelektualet” shqiptare ne Mediat tona elektronike (Eni Vasili, Arjan Cani, Sonila Meco, e kryeantishqiptarin Fatos Lubonja).

  10. Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj nuk harrojnë të thonë vazhdimisht se Lulzim Basha ishte një njeri i Edi Ramës në opozitë. Në fakt nëse dikush e bëri opozitën siç e deshte Edi Rama ai është Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj. Kjo është një opozitë ashtu siç i duhet atij. I vetmi që është forcuar nga kjo opozitë është vetëm Edi Rama. Dhe fatkeqësisht dhe këtë e ka dhuratë nga Berisha, pa ndonjë kontribut të vetin.

    1. Ky I paemri i ores 21:40 nuk ka marre mundimin te ndryshije as edhe nje fjale nga shkrimi i mjero bazes por e ka bere copy paste. Goxha intelekt. E themi pse nuk protestojne shqiptaret me kaq shume varferi e me plackitje ( jo vjedhje) nga qeveritaret . Kam shume mall per vendin tim, por kam bere zgjedhjen e duhur kur ika 20 e ca vite te shkuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *