• |
ide | kryesore

Me këmbët e veta drejt burgut/ Ç’fshihet pas prangosjes së Alqi Bllakos?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ish deputeti socialist Alqi Bllako ka shkuar drejt burgut me këmbët e veta duke iu nënshtruar “arrestit” më të çuditshëm në botë. Më shumë sesa një ndërhyrje brutale e drejtësisë, ajo që ndodhi i ngjau një marëveshjeje të negociuar. Dhe për të kuptuar këtë mjafton të rishikojmë kronologjinë e ngjarjes.

Dy ditë më parë SPAK, midis 20 emrave që akuzonte shpalli edhe se do ti kërkonte kuvendit lejen për arrestimin e deputetit të Tiranës, tw pwrfshirw fort nw aferwn e inceneratorwve. Menjëherë pas këtij lajmi që mori dhenë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi, se të mërkurën në ora 18 00 do të mbahej seanca e ballafaqimit në komisionin e mandateve mes prokurorëve dhe të akuzuarit prej tyre.

Një procedurë të tillë ne e kemi ndjekur herë të tjera live, si në rastin e heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit po ashtu edhe në rastin e Tom Doshit. Madje në ndryshim nga ish ministri Tahiri, Alqi Bllako ishte në pozita më lehtësuese, pasi që prej asaj kohe mazhoranca rilindase ka miratuar një ligj sipas të cilit organi i akuzës duhet ti japë prova bindëse deputetëve, në mënyrë që ata të miratojnë burgosjen e kolegut të tyre. Pra sipas të gjitha gjasave Bllako ishte i favorizuar dhe ai duhet ta kërkonte vetë një seancë ballafaquese në komisionin e mandateve.

Lexo me tej:

SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

Por ngjarjet rodhën shpejt dhe në një drejtim të papritur. Pa duruar që të zhvilloheshin seancat formale, kreu i grupit parlamentar të PS, natyrisht në konsultim me lart, e “shiti” deputetin e tij:  “PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi të PS drejtësia kërkon ose vendos një masë sigurie, ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo për çështje të tjera, natyrshëm është që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd” tha Taulant Balla. Nuk vonoi shumë dhe Bllako u duk i bindur se duhet ta dorëzonte kokën e tij në një tepsi të argjendtë: “Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj” njoftoi ai.

Andi Bushati: SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Pyetja që lind është: si u bind ish deputeti që të dorëzonte “vullnetarisht” mandatin? Nëse ishte vëretët i pafajshëm sikurse prtendonte, atij i interesonte seanca e ballafaqimit publik me prokurorët. Ndoshta juridikisht nuk fitonte gjë, por si deputet dhe politikan, nëse ndihej i sigurtë, do kishte mundësi të mbrohej dhe të jepte argumentat e tij në sy të të gjithë njerëzve. Alqi Ballako u detyrua apo e detyruan të hiqte dorë nga kjo e drejtë e çdo deputeti. Ai e dorëzoi vetë mandatin duke e anulluar seancën e hapur të ballafaqimit dhe votën e kolegëve të tij në kuvend.

Pse e bëri këtë?

Për të kuptuar më mirë duhet të kemi parasysh se ish njeriu që ka firmosur për inceneratorët si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së mjedisit, nuk pranoi të depononte as përpara komisionit hetimor parlamentar. Pra atij thjesht i është kërkuar të heshtë.

Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Po përse një njeri mund të zgjedhi heshtjen para mbrojtjes së vetvetes? Edhe logjika më minimale e kupton se kjo ndodh kur ka një pak të fshehtë. Pra Alqi Bllako shkoi në burg me këmbët e veta, pa pranuar të vetëmbrohet si politikan, sepse atij i është ofruar diçka në këmbim. Dhe në këtë këndvështrim historia e tij, ngjan si dy pika uji me atë të ish ministrit të Edi Ramës, Lefter Koka. Edhe arrestimi i tij dukej si një shfaqe e negociuar. Atij iu vunë prangat vetëm pasi u dorëhoq nga mandati i deputetit të Durrësit që sapo e kishte fituar. Edhe ai shkoi drejt burgut duke heshtur dhe duke shmangur proceduarat e ballafaqimit publik me prokurorinë. Pra nuk do shumë mundim për të kuptuar se ka interes që ata të mbyllen në qeli pa folur. Dikujt i intereson një gjë e tillë dhe është ai që ka dhnë garanci për ish deputetët e burgosur.

©Lapsi.al

  



7 Comments

  1. Ky bythqim i vockel mezi po pret burgun qe tja shpartallojne sumcen e kremosur. Bythqim pederast i vockel i ridhjerjes.

  2. Frrok Cupi thote se eshte Likja pas Bllakos …. edhe pas Kokes e dime te gjithe ….. Pra edhe aq e veshtire nuk eshte qo pune …

  3. Mos duhet te pergatitet ndonje tjeter ish i LSI qe ka qene minister dhe kaloi me Ramen?

    Vetem Baba Taku nuk ndihet dhe nuk hap canten, ne mos e paste dorezuar diku per te mbuluar zullumet.

  4. E thjeshte, do beje shum pak kohe burg dhe me pas i konvertohet ne sherbim prove dhe si shperblim do mbaje ato cfare ka vjedhur

    1. Sot kush ka femijet pa buke dhe vjedh dicka per te ngene denohet ashper mund te besh 6 muaj deri ne 1 vit burg ndersa keta keta hajdut te nderuar qe vjedhin miljarda leka nga xhepat tane duke na lene pa buke ja hedhin pa lagur sepse e tille eshte shqiperia ka ligj te forte per fukarane dhe nje ligj te dobet per keta hajdut ordinere shpresa e vetme ne kete vend ishte spaku qe rezultoi nje fllusk sapuni ne kete vend i lan hallet vetem largimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *