• |
ide | kryesore

E kandidojnë për Topin e Artë, Mané jep mendimin e tij: “E meriton Benzema”

-Instant, Sport
Mane



Mbetet vetëm pak për të mësuar se kush do të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2022. E si rrjedhojë edhe se kush do të jetë fituesi i Topit të Artë. Karim Benzema duket të jetë favoriti kryesor, edhe pse disa ekspertë e vendosin edhe Sadio Mané mes kandidatëve të mundshëm. Sulmuesi senegalez, i cili u transferua nga Liverpool te Bayern Mynih në verë, foli për Canal + për rivalin e tij francez. E vlerësimet e Mane për Benzema ishin në nivelin më të lartë.

“Benzema bëri një sezon të mrekullueshëm me Real dhe fitoi Ligën e Kampionëve”, tha Mané. Lojtari i bavarezëve ka folur për krahasimin me të, në garën për Topin e Artë. “Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton Karim. Pati një sezon të madh me Real, fitoi Ligën e Kampionëve. Unë mendoj se ai e meriton plotësisht, jam i lumtur për të”.

Lexo më tej: UEFA zgjedh Benzema: sulmuesi i Real Madrid është Lojtari më i mirë i Champions League 21/22

Në planin personal, pastaj, Manè u ndal te kalimi te Bayern dhe triumfi në Kupës së Afrikës me Senegalin: “Ishte një lloj çlirimi për mua dhe vendin tim. Por e përsëris, besoj se Topi i Artë duhet të fitohet nga Benzema dhe sinqerisht mendoj kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *