• |
ide | kryesore

Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e ERE

-Instant, Lajme, Të fundit
Kuvendi



Në seancën plenare është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e Entit Rregullator të Energjisë për energjinë elektrike dhe vendosjen e fashës 800 KW.  Konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të përcaktuar kohën dhe ditën e debatit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se socialistët ishin të gatshëm për një debat. Kërkesa sipas tij u mor parasysh pasi nuk përfshihej kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai shtoi se opozita duhet të dërgojë me shkrim cdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE.

“Neni 103 nuk është nen për të zhvilluar një debat sot. Jemi të gatshëm të zhvillojm debat edhe pse kërkesa juaj bie në kundërshti me rregulloren. Propozimi im është të mblidhet sa më parë konferenca e kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Besoj se në një nga dy seancat pasardhëse ne të zhvillojmë një debat. E përshëndes faktin që në kërkesën që keni sjellë nuk e keni përfshirë non-gratën dhe prandaj e marr në konsideratë”-u shpreh Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *