• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Lezhë, gjykata liron nga burgu ish-kreun e njësisë administrative

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i njësisë administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, është liruar nga burgu. Simoni u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij. Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata e Lezhës. Kjo gjykatë ka vendosur ndaj tij masen e sigurisë “arrest në shtëpi”. Kërkesa për zevendesimin e mases ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit.

Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili bere ka ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër. Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet u arrestua pas konfliktit me armë zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku. Marku vijon të jetë në burg.

Zanafilla e konfliktit mes Simonit dhe Markut nisi një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Marku u përpoq të prishte një takim elektoral për zgjdhjet e 25-prillit, i cili ishte organizuar nga Besnik Simoni. Ky i fundit mban dhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Kallmetin. Në atë kohë ata janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin. Megjithatë kjo çështje mes tyre nuk ishte mbyllur, duke sjellë përplasjen me armë mesditen e së premtes në rrugen që lidh Kallmetin me superstraden Lezhë-Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *