• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë dy persona në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar me inicialet M.A, është arrestuar në Vlorë. Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje”. Mësohet se 40-vjeçari pasi ka plagosur me thikë dy persona gjatë mbrëmjes së djeshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *