• |
ide | kryesore

Frikësohet Vuçiç: Amerikanët po shtojnë prezencën në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot i është drejtuar popullit të tij me një adresim dhe tema më e nxehtë e fjalimit të tij ishte Kosova.

Në këtë fjalim ai tha se amerikanët janë duke e rritur prezencën e tyre ushtarake në Kosovë, derisa vazhdoi të propagandonte se ka “provokime të përditshme” nga shqiptarët.

“Amerikanët po rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë, është interesante se ata thonë se po vijnë si plotësim për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Vuçiç, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Vuçiç tha se këtë e sheh si një sinjal që s’duhet të ëndërrojë që ta respektojë “Kartën e OKB-së dhe as Rezolutën 1244”.

“Duhet ta dimë se e vetmja e kujt duhet respektuar – vendimi i forcës. E kuptuam mesazhin. E drejta ndërkombëtare është shkelur prej kohësh, ekziston vetëm ligji i forcës. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i referohemi të drejtës ndërkombëtare, të cilit të tjerët i përmbahen vetëm kur u përshtatet”, ka thënë Vuçiç.

Në adresimin për popullin e tij, Vuçiç ka insistuar edhe sot se ka marrë një propozim nga Franca dhe Gjermania për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, edhe përkundër faktit se Berlini zyrtar një prej versioneve të publikuara në media e kishte mohuar.

Vuçiç ka thënë se struktura e dialogut po ndryshon dhe se ekziston edhe propozimi nga Gjermania dhe Franca që është në tavolinë e që përfshinë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.



5 Comments

  1. Serbet morren 100 e ca vjet me pare ne tavoline nje shtet te madh me disa kombesi dhe harrojne qe sllavet u dynden ne Ballkan nga Uralet e stepat vetem ne shekullin e 7-te.

    Kete dhurate e quajten te perjeteshme, ndaj sot e kane te veshtire te pranojne realitetin dhe te zgjidhin problemet me shqiptaret e Kosoves, me kroatet, boshnjaket e malazezet.

    Eshte koha te mos ankohen qe mbaruan perkedhelite dhe leshimet per ta, por te reagojne si komb i qyteteruar e jo si barbare.

  2. Zdravko, mos u qaj shumë, po bëhu gati të kthesh të *gjitha* tokat e grabitura shqiptare te zaptuara ndër shekuj. Kufirin do t’a keni tek Molla e Kuqe… Gjithashtu këto fjalë transmetoja edhe komshijve ortodoks në jug të Shqipërisë.

    P.S. Të zëvendësohen hajdutët me kasapët nuk shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *