• |
ide | kryesore

Wanda Nara, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Artisti L-Gante ka konfirmuar së fundmi romancën me Wanda Nara. Në një intervistë për “La Noche de Mirtha”, ai la të kuptohet se edhe pse ata ende nuk kanë një marrëdhënie formale, po takohen me njëri tjetrin.

“Ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin,” tha L-Gante kur u pyet për Wandën. Aludimet për një lidhje midis tyre nisën pas dyshja u pa duke flirtuar në rrjetet sociale. Në një  “Ask Me a Question”, Nara zbuloi se L-Gante i ka bërë dhuratën më të bukur kohët e fundit. “Një këngë. Më e bukura nga të gjitha ato që ka. Por unë mendoj se ai nuk do e publikojë kurrë”, u shpreh modelja.Edhe pse nuk e përmendi emrin, muzikanti e ripostoi postin në instagramin e tij.

Wanda konfirmoi gjithashtu se është ndarë përfundimisht nga futbollisti Mauro Icardi.

“Më duket shumë e dhimbshme ta jetoj këtë moment. Por falë ekspozimit tim dhe spekulimet e mediave, unë mendoj se është më mirë që ju ta dini atë nga unë. Unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë dhe nuk do të jap më shumë detaje në lidhje me këtë ndarje. Unë ju kërkoj ju lutem të kuptoni pozicionin tim, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi,”-shkroi ajo./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *