• |
ide | kryesore

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi

-Instant, Paparazzi, Slider
Wanda Nara



Wanda Nara ka zbuluar se është ndarë me sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi pas një martese nëntë-vjeçare. Çifti ka pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë vitit të kaluar. Wanda, e bëri njoftimin në Story-t e saj në Instagram teksa iu përgjigj një sërë pyetjesh. Një fanse e pyeti se sa kohë kishte qenë me Icardin, për të cilën ajo u përgjigj nëntë vjet.

Çifti i i martuar për nëntë vjet dhe kanë tre fëmijë Icardi aktualisht është i huazuar në Galatasaray në Turqi, ndërsa Wanda Nara është në Argjentinë duke xhiruar për një shfaqje të re.

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që po tejkalojnë dhe spekulimet mediatike, preferoj që ta dini nga unë. Nuk kam asgjë për të sqaruar më shumë dhe nuk do të jepni çdo detaj për këtë ndarje, ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”, ka shkruar Nara në Instagram.

Modelja dhe aktorja është në Argjentinë, duke filmuar një shfaqje televizive, ndërsa Icardi po përpiqet të vendoset në Stamboll pasi iu bashkua gjigantëve turq Galatasaray në huazim nga Paris Saint-Germain. Mirëpo, Icardi së fundmi mohoi çdo ndarje kur u pyet nga një fans.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *